Kronika 30 August 2024, 17:16 Nga VNA

Arrestohen dy persona në Vlorë dhe Sarandë pasi shisnin në lokale lëndë narkotike

Ndaje në Whatsapp
Arrestohen dy persona në Vlorë dhe Sarandë pasi shisnin në

Policia ka arrestuar dy persona në Sarandë dhe Vlorë pasi akuzohen se shisnin lëndë narkotike.

Mësohet se 33-vjeçari me inicialet E.Z. u arrestua në Sarandë, pasi posedonte në banesën e tij lëndë narkotike, të cilat i shiste me doza nëpër lokalet e natës në Sarandë. U sekuestruan edhe 80 doza kokaine, dy peshore elektronike dhe shuma parash të dyshuara të përfituara nga kjo veprimtari kriminale.

Ndërsa 43-vjeçari me inicialet E.V. në Vlorë shiste në lokalin e tij lëndë narkotike. Policia i sekuestroi dhjetëra doza kokaine dhe kanabisi, një thikë dhe shuma parash të dyshuara të përfituara nga kjo veprimtari kriminale.

 

Video

Policia që duam

Pas përplasjes, protestuesit rikthehen sërish tek Kryeministria

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme