Kronika 30 August 2024, 18:39 Nga VNA

Detaje nga vrasja në Shkodër, automjeti i autorëve me targa të Malit të Zi

Ndaje në Whatsapp
Detaje nga vrasja në Shkodër, automjeti i autorëve me targa

Dalin në dritë detaje të reja nga ekzekutimi i Elis Rroshkodol në ambjentet e brendshme të një lokali në lagjen "Ahmet Haxhia" në Shkodër. VNA mëson se nga kqyrja e pamjeve filmike të kamerave të sigurisë rezulton se autorët e krimit janë larguar nga vendngjarja me një automjet me targa të Malit të Zi. Kjo e dhënë iu është shpërndarë shërbimeve, të cilat janë vënë në kërkim të këtij automjeti.

Një tjeter detaj është që Rroshkodol në momentin që u qëllua për vdekje mbante armë me vete gati për të bërë qitje, çka dëshmon se ai i druhej një atentati të mundshëm. Rroshkodol u qëllua me 18 plumba teksa konsumonte kafe në një lokal. Ai ishte në kërkim nga autoritetet rumune për akuzën e plagosjes. Ndërsa më herët në 2014 ishte përfshirë në krime edhe ne Belgjikë në një grup kriminal që kryente grabitje.

Policia është duke hetuar në disa pista për të hedhur dritë mbi ngjarjen që tronditi Shkodrën në mesditë.

Video

Policia që duam

Pas përplasjes, protestuesit rikthehen sërish tek Kryeministria

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme