Sociale 26 July 2025, 09:42 Nga VNA

Plazhi i Manastirit/ Qytetarëve iu vendoset trau, biznesmenëve iu hapet dera për beton

Ndaje në Whatsapp
Plazhi i Manastirit/ Qytetarëve iu vendoset trau, biznesmenëve iu

Plazhi i Manastirit. Një nga perlat e rivierës sonë në Sarandë, ku nuk ka mbërritur ende aksioni për prishjen e ndërtimeve pa leje. Sepse po ndërtohet dhe po hidhet beton. Ndërkohë që është e ndaluar hyrja për publikun. Asnjë pushues nuk mund të shkojë e të bëjë plazh në këtë tokë publike. Sepse kur ndërtohet me lejen e qeverisë, merren masa që askush mos të jetë dëshmitar.

Vite më parë, plazhi i Manastirit ka qenë një plazh publik i aksesueshëm për pushuesit.

Ndërkohë që Bashkia, Policia e Sarandës dhe Muçi i Sarandës merren me shitësit ambulantë, në plazhet e Sarandës ndërtohet pa asnjë problem. Tashmë edhe plazhi i Manastirit ka marrë statusin e atij të Kakomësë. Mollë të ndaluara për qytetarët dhe trofe për biznesmenët që hedhin beton në to.

Trau për të bllokuar turistët është vendosur në hyrje të plazhit.

Video

Policia që duam

Pas përplasjes, protestuesit rikthehen sërish tek Kryeministria

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme