Sociale 25 July 2025, 16:26 Nga VNA

Delvinë, urdhër për evakuimin e tre fshatrave nga zjarret, në operacion edhe helikopterët e Forcës Ajrore

Ndaje në Whatsapp
Delvinë, urdhër për evakuimin e tre fshatrave nga zjarret,

Ministria e Mbrojtjes, përmes strukturave të Mbrojtjes Civile, ka urdhëruar evakuimin e menjëhershëm të banorëve të fshatrave Palavli, Vergo dhe Kopaçëz në Bashkinë Delvinë, për shkak të rrezikut nga zjarret që po përparojnë në këtë zonë.

U bëhet thirrje të gjithë banorëve të ndjekin udhëzimet e emergjencave civile dhe të bashkëpunojnë me Policinë dhe autoritetet vendore, të cilat janë angazhuar për mbrojtjen e jetës dhe pronës.

Në operacion janë përfshirë edhe dy helikopterë të Forcës Ajrore, të cilët po veprojnë për fikjen e vatrave në Delvinë, ndërsa dy helikopterë të tjerë janë angazhuar në operacionet ajrore në qarkun Berat-Dimal, ku situata paraqitet gjithashtu problematike për shkak të zjarreve.

Video

Policia që duam

Pas përplasjes, protestuesit rikthehen sërish tek Kryeministria

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme