Sociale 25 July 2025, 13:40 Nga VNA

Kalaja e Shkodrës dhe Kalaja e Lëkurësit do të jepen me qira, Forumi për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore kundërshton projektin

Ndaje në Whatsapp
Kalaja e Shkodrës dhe Kalaja e Lëkurësit do të jepen me

Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit ka hapur procedurën për dhënien me qira të hapësirave në Kalanë e Rozafës në Shkodër dhe Kalanë e Lëkurësit në Sarandë, në një nismë për “rijetësimin” e këtyre monumenteve.

Megjithatë, Forumi për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore shprehet kundër kësaj dhe e cilëson projektin si një rrezik për degradimin e vlerave historike dhe kulturore, duke akuzuar se Kalaja e Lëkurësit është kthyer tashmë në një kompleks restorantesh dhe kafenesash, larg funksionit të saj kulturor.

“Forumi kujton se Kalaja e Lëkurësit, e dhënë me qira që në kohën e ministrit Edi Rama, ishte parashikuar të shndërrohej në një pikë kulturore në shërbim të trashëgimisë së zonës. Sot, pas më shumë se 25 vitesh, ajo është kthyer në simbol të degradimit, ku vlera kulturore mungon pothuajse tërësisht,” thuhet në reagim.

Video

Policia që duam

Pas përplasjes, protestuesit rikthehen sërish tek Kryeministria

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme