Kronika 18 July 2025, 10:16 Nga VNA

Plagosja me armë zjarri në Sarandë, shpallen në kërkim 4 persona, arrestohet një nga të plagosurit

Ndaje në Whatsapp
Plagosja me armë zjarri në Sarandë, shpallen në kërkim

Policia e Sarandës ka zbardhur plagosjen me armë zjarri të ndodhur ditën e djeshme, ku mbetën të plagosur dy persona, G. H., 33 vjeç, dhe E. L., 25 vjeç, të dy nga Tirana. Ata ndodhen në Spitalin e Traumës, Tiranë, nën kujdesin e mjekëve.

Për këtë ngjarje, janë shpallur në kërkim katër persona, mes tyre R. Z., 43 vjeç, banues në Sarandë, i dyshuar si autor i plagosjes, që akuzohet për “Vrasje në rrethana të tjera cilësuese”, e mbetur në tentativë. Në kërkim janë edhe tre shtetas të tjerë, E. C., 36 vjeç, A. M., 43 vjeç, dhe K. J., 31 vjeç, për “Përkrahje të autorit të krimit”.

Sipas policisë, ngjarja ndodhi rreth orës 15:00 të datës 17 korrik, në një lokal në lagjen nr. 3, Sarandë, pas një konflikti për motive të dobëta, ku R. Z. dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të dy të rinjve, duke i plagosur rëndë.

Gjatë hetimeve, policia ka gjetur dhe sekuestruar tek një prej të plagosurve, G. H., një armë zjarri pistoletë, për të cilën nuk kishte leje, duke bërë arrestimin e tij për veprën penale “Mbajtja pa leje e armëve”.

Nga vendngjarja u sekuestruan si prova materiale katër gëzhoja arme zjarri, një armë pistoletë tip “Beretta” dhe një krehër me 9 fishekë.

Policia bën me dije se vijon puna për kapjen e personave të shpallur në kërkim dhe vendosjen e tyre para përgjegjësisë ligjore. Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë për veprime të mëtejshme.

Video

Nga rrugët e Tiranës në ekranet e Times Square: thirrja “Rama në burg, Berisha në burg” mbërrin edhe në zemër të New Yorkut.

Një zjarr i fuqishëm përfshiu hotelin “Good Luck” në Nepal, përgjatë rrugës turistike që të çon drejt kampit bazë të malit Everest. Sipas autoriteteve lokale, zjarri shpërtheu rreth orës 11:00 dhe dyshohet se u shkaktua nga një bombol gazi në kuzhinën e hotelit. Të gjithë turistët dhe punonjësit u evakuuan në mënyrë të sigurt, ndërsa nuk raportohet për viktima apo të lënduar.

Në ditën e 20-të, studentët janë mbledhur në protestë përpara Kryeministrisë, duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme