Politika 21 May 2026, 13:00 Nga VNA

“Për xhepistat seancë plenare, për SPAK Fatmir Xhafaj”/ PS dhe PD bashkojnë votat për rregulloren e re të Kuvendit

Ndaje në Whatsapp

fgbfgbfgb.png

Debati për ndryshimet në Rregulloren e Kuvendit po nxjerr në pah edhe paradoksin më të madh të marrëveshjes së re PS-PD për raportimin e institucioneve të drejtësisë.

Sipas draftit që pritet të miratohet sot me votat e socialistëve dhe demokratëve, Prokurori i Përgjithshëm do të raportojë në seancë plenare për gjendjen e kriminalitetit në vend, ndërsa drejtuesi i SPAK do të raportojë vetëm në komisione parlamentare, mes tyre edhe ai i drejtuar nga Fatmir Xhafaj.

Pra, statistikat për krimin e zakonshëm dhe xhepistat do të dëgjohen në sallën plenare, ndërsa raportimi për korrupsionin dhe krimin e organizuar zhvendoset tek komisionet.

Ironia e debatit lidhet pikërisht me argumentin që Gazment Bardhi ka përdorur në Këshillin e Rregullores. Vetë Bardhi ka mbrojtur idenë se kur ligji thotë “raportim në Kuvend”, kjo nënkupton seancën plenare dhe jo komisionet parlamentare.

Por në rastin e SPAK, i njëjti standard duket se nuk vlen më.

Sepse ligji përdor të njëjtin formulim si për drejtuesin e SPAK ashtu edhe për Prokurorin e Përgjithshëm: “raportim në Kuvend”.

Megjithatë, sipas draftit të ri, për Prokurorin e Përgjithshëm “Kuvendi” nënkupton sallën plenare, ndërsa për SPAK “Kuvendi” qenka Fatmir Xhafaj dhe komisioni i tij.

Po aq kontradiktor mbetet edhe argumenti tjetër i Bardhit, sipas të cilit në seancë plenare titullarët “i dëgjon populli”, ndërsa në komisione jo.

Nëse PS dhe PD kanë rënë dakord që drejtuesi i SPAK të mos raportojë para publikut në seancë plenare, por vetëm para komisioneve parlamentare, atëherë pyetja që shtrohet është: çfarë halli të qytetarëve zgjidhi realisht kjo marrëveshje?

Video

Vendoret 2027, Balla dhe Klosi te Begaj për datën e zgjedhjeve, opozita refuzon konsultimet

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme