Politika 13 August 2026, 11:26 Nga VNA

PD nuk e njeh Shabanin, por i kërkon të hetojë “Smart City”/ Përgjigjja me ironi: Faleminderit për besimin te legjitimiteti

Ndaje në Whatsapp

Partia Demokratike ka një problem serioz me legjitimitetin e Endri Shabanit si Avokat i Popullit. Aq serioz, sa zgjedhjen e tij e ka çuar në Gjykatën Kushtetuese dhe në Kuvend deputetët e opozitës i bllokuan foltoren për të mos e lejuar të raportonte. Por duket se ky problem ka edhe përjashtime.

Njëri prej tyre quhet “Smart City”.

Më 22 korrik, Sekretari për të Drejtat e Njeriut në PD, Franci Nuri, i është drejtuar zyrtarisht Avokatit të Popullit duke kërkuar një hetim të posaçëm për projektin “Smart City” dhe rreziqet që, sipas opozitës, ai mund të krijojë për të drejtat dhe liritë themelore.

 

Kërkesa nuk është aspak simbolike. PD kërkon të hetohet nëse sistemi cenon jetën private dhe të dhënat personale, nëse mundëson profilizimin e qytetarëve dhe nëse mund të ndikojë mbi lirinë e shprehjes, protestën, aktivitetin politik apo median.

Opozita kërkon gjithashtu inspektimin e Qendrës së Komandës, sigurimin e kontratave dhe dokumentacionit teknik, marrjen e informacionit nga institucionet përgjegjëse, ekspertizë të pavarur dhe publikimin e një raporti të posaçëm. Mes kërkesave është edhe pezullimi i funksioneve biometrike dhe profilizuese deri në garantimin e një kuadri të përshtatshëm ligjor.

Dhe Endri Shabani është përgjigjur.

Më 6 gusht, Avokati i Popullit ka njoftuar PD-në se ka vendosur nisjen e hetimit administrativ. Për çështjen është ngritur një grup pune me tre ndihmëskomisionerë, nën drejtimin e Komisionerit të Seksionit për Policinë, Besnik Deda, ndërsa mund të angazhohet edhe ekspertizë e jashtme e pavarur.

Por Shabani duket se e ka shijuar disi paradoksin e letrës që i kishte mbërritur.

Pa hyrë në polemikë, në përgjigjen e tij ai vlerëson “në mënyrë të veçantë” faktin që PD i është drejtuar Avokatit të Popullit “si garanti i pavarur i të drejtave dhe lirive themelore”.

Dhe pastaj shton:

“Në përgjigje të besimit tuaj tek legjitimiteti dhe tek pavarësia e Avokatit të Popullit për të hetuar këtë çështje…”

Një falënderim protokollar në letër, por me një ironi që është e vështirë të mos lexohet mes rreshtave. Partisë që kundërshton zgjedhjen e tij në Kushtetuese, Shabani i përgjigjet duke e falënderuar për besimin te legjitimiteti.

Në fakt, historia ngjan jo pak me marrëdhënien e Sali Berishës me SPAK-un. Prokuroria e Posaçme telendiset thuajse çdo ditë si institucion i kapur dhe politik, por po asaj i kërkohet llogari pse nuk heton denoncimet e opozitës.

Ky është edhe thelbi i çështjes. Institucionet nuk mund të funksionojnë me legjitimitet me raste: të pavlefshme kur të hetojnë apo të kundërshtojnë dhe të pavarura kur u kërkon të hetojnë tjetrin. Përndryshe, problemi nuk është më se sa të pavarura janë institucionet, por sa të dobishme janë ato në betejën politike të ditës.

 

Video

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

Një person që po arratisej nga policia është përplasur me shpejtësi të lartë me një kamion të kompanisë FedEx, teksa kalonte në një kryqëzim në shtetin e Iowa-s, në SHBA.

Një garë e veçantë sportive është zhvilluar në qytetin Aberdeen të Skocisë, ku pjesëmarrësit kanë konkurruar duke ecur me duar, me kokën poshtë dhe këmbët lart. Fituese e garës është shpallur një trajnere e CrossFit-it, e cila më parë kishte marrë titullin “Gruaja më në formë fizike në Mbretërinë e Bashkuar”. Aktiviteti ka vënë në provë forcën fizike, ekuilibrin dhe qëndrueshmërinë e pjesëmarrësve.

Tre persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë janë plagosur si pasojë e shembjes së një formacioni shkëmbor në zonën turistike të Kapadokias, në Turqi. Ngjarja ka ndodhur në zonën e muzeut të hapur të Göreme-s, një nga vendet më të njohura turistike të rajonit. Sipas raportimeve, një pjesë e një shkëmbi të madh, i njohur në këtë zonë si “oxhaku i zanave”, është shembur, duke zënë poshtë disa persona. Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e emergjencës dhe të kërkim-shpëtimit, të cilat kanë nisur punën për nxjerrjen e personave të mbetur nën dhe dhe gurë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme