Politika 23 December 2024, 18:12 Nga VNA

PD nis mosbindjen civile në Tiranë, me çadra në duar protestuesit bllokojnë qarkullimin në 5 nyjet kryesore të kryeqytetit

Ndaje në Whatsapp
PD nis mosbindjen civile në Tiranë, me çadra në duar

Partia Demokratike ka nisur mosbindjen civile në Tiranë, të parën pas lirimit të Sali Barishës nga “arresti shtëpiak”. Mbështetësit e opozitës janë shpërdarë në 5 nyjet kryesore rrugore të kryeqytetit duke paralizuar qarkullimin.

Skenari duket i ngjashëm me protestat e mëparshme të zhvilluara prej 7 tetorit e deri tani. Rrugët e bllokuara janë rrethrrotullimi i Zogut të Zi, ai i Pallatit me Shigjeta, sheshi Wilson, Rruga e Elbasanit dhe segmenti ndërmjet ministrive dhe Bashkisë së Tiranës.

Kjo mosbindje civile e opozitës e cila pritet të z gjasë 3 orë po zhvillohet në kushte atmosferike të pafavorshme, pasi reshjet e shiut vijojnë me intensitet prej disa orësh.

 

Video

Nga rrugët e Tiranës në ekranet e Times Square: thirrja “Rama në burg, Berisha në burg” mbërrin edhe në zemër të New Yorkut.

Një zjarr i fuqishëm përfshiu hotelin “Good Luck” në Nepal, përgjatë rrugës turistike që të çon drejt kampit bazë të malit Everest. Sipas autoriteteve lokale, zjarri shpërtheu rreth orës 11:00 dhe dyshohet se u shkaktua nga një bombol gazi në kuzhinën e hotelit. Të gjithë turistët dhe punonjësit u evakuuan në mënyrë të sigurt, ndërsa nuk raportohet për viktima apo të lënduar.

Në ditën e 20-të, studentët janë mbledhur në protestë përpara Kryeministrisë, duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme