Politika 22 December 2024, 13:01 Nga VNA

Shqipëri-Kosovë/ A po përdoret tregtia e mandarinave për interesa politike?

Ndaje në Whatsapp
Shqipëri-Kosovë/ A po përdoret tregtia e mandarinave për

Alban Çakalli në një postim hedh akuza për një përplasje të brendshme mes Ministres së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj, dhe zëvendësministrit Dhimo Kote, që po reflektohet negativisht në ekonominë e fermerëve shqiptarë. Në qendër të kësaj lufte politike qëndron bllokimi i eksportit të mandarinave drejt Kosovës, ku ministri i bujqësisë kosovare, Faton Peci, duket se po mbështet Denajn në këtë përballje.

Postimi

Dje u takua Anila Denaj me Faton Pecin, dhe mesa duket kane vendosur ta bllokojne mandarinen ndermjet kombit me buzeqeshje. Lufta e brendshme ne Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, ndermjet zv ministrit Dhimo Kote dhe ministres Anila Denaj po demton fermeret shqiptare. Nga e gjithe kjo gje qe po ndodh, fajtori qe kapet me fakte eshte Dhimo Kote, jo vetem qe demtohet direkt ekonomikisht me mandarinen, se dihet qe Dhimo ka siperfaqe te medha plantacionesh ne Sarande, por i eshte demtuar dhe imazhi se ka vite qe hesht ndaj kontrabandes se pesticideve. Duket qarte ne foto se ne ndihme Aniles i vjen ministri i bujqesise se Kosoves, Faton Peci. Ministres se bujqesise Znj. Anila Denaj i erdhi rasti ta heqe qafe Dhimo Kote se ka vite qe ben ministrin e bujqesise duke qene zv minister. Fermeri shqiptare po demtohet me themel nga keto lojera politike. Ne gjithe keta shtete qe po eksportohet mandarina, vetem Kosova e bllokon. Turp!

Video

Nga rrugët e Tiranës në ekranet e Times Square: thirrja “Rama në burg, Berisha në burg” mbërrin edhe në zemër të New Yorkut.

Një zjarr i fuqishëm përfshiu hotelin “Good Luck” në Nepal, përgjatë rrugës turistike që të çon drejt kampit bazë të malit Everest. Sipas autoriteteve lokale, zjarri shpërtheu rreth orës 11:00 dhe dyshohet se u shkaktua nga një bombol gazi në kuzhinën e hotelit. Të gjithë turistët dhe punonjësit u evakuuan në mënyrë të sigurt, ndërsa nuk raportohet për viktima apo të lënduar.

Në ditën e 20-të, studentët janë mbledhur në protestë përpara Kryeministrisë, duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme