Politika 10 June 2026, 11:44 Nga VNA

PD jep votën pro për lirimin e të burgosurve: Amnistia sa më shpejt, të mos përfitojnë subjektet e SPAK

Ndaje në Whatsapp

WhatsApp-Image-2024-10-30-at-10.14.49-1-1024x683.jpeg

Partia Demokratike ka deklaruar konsensus me qeverinë për të miratuar ligjin e ri për amnistinë që liron nga burgu menjëherë rreth 400 persona dhe ul dënimin për 900 të tjerë. 

Edhe pse vota e tyre nuk është e domosdoshme sepse PS i ka vetë 84 mandatet e nevojshme, demokratët nuk duan të marrin kosto duke dalë kundër këtij projekti. 

Në Komisionin për të Drejtat e Njeriut, deputetët e PD, Agron Gjekmarkaj dhe Jorida Tabaku deklaruan mbështetjen dhe dhanë votën pro nismës së qeverisë. 

"Ne jemi pro amnistisë... një amnisti e cila duhet të ndihmonte gratë e fëmijët që nuk janë prekur në këtë dokument. Si një mundësi që tu jepet mundësi qytetarëve për të reflektuar, se sa të ndëshkohen.  por nuk mund të rri dot pa vënë re që në këto 13 vite qeverisje janë krijuar shumë premisa që njerëzit me artifica sociale të përfundojnë në burg... si për mbledhjen e tarifave të ujit dhe dritave. Shumë përfunduan në burg për këto nga varfëria. Fjala burg për një kohë të gjatë ka qenë kryefjalë e kryeministrit. Tani shoqëria kërkon burg për kryeministrin. Ta aprovojmë sa më shpejt që njerëzit të kthehen në liri, me dinjitet. Të mos përfitojnë abuzuesit me paranë publike",-tha Agron Gjekmarkaj. 

Ai kërkoi kujdes që të mos përfitojnë ata që kanë abuzuar me paranë publike apo që hetohen nga SPAK.

Znj. Tabaku ngriti shqetësim për vonesën e miratimit të këtij ligji të premtuar që në dhjetor, dhe kritikoi politikat penale të qeverisë që ashpërsuan dënimet për aksidentet rrugore. 

"Vë re me keqardhje që amnistia është përdorur shpesh edhe si mjet propaganda... është mbajtur premtimi për gjashtë muaj me radhë. Juve vendosni gjoba për parkim dyfish dhe tani jeni duke amnistuar këto që kryejnë aksidente rrugore",-tha Tabaku. 

Zëvendësministri i Drejtësisë, Tedi Dobi u përgjigj se personat në juridiksionin e SPAK janë rreptësishtë të përjashtuar.

"Fokusi është vendosur në radhë të parë në identifikimin e subjekteve të veçanta siç është gratë... me dënim deri në katër vjet ose gratë mbi moshën 50 vjeçare.  Gjithashtu personat e mitur që kanë qenë në moshën 18 vjeç në kohën e kryerjes së veprës penale janë përfitues. Nuk mund të jenë përfitues as të lirimit të menjëhershëm as të uljes së dënimit... krimet kundër personit, vrasja në rrethana rënduese, krimet e terrorizmit, krimet ekonomike... dhe me të tërë fushëveprimin tjetër që bie nën fushëveprimin e prokurorisë speciale SPAK dhe të gjykatës së posaçme,"-tha Tedi Dobi. 

Përsëritësit e veprave penale, sipas qeverisë nuk do të përfitojnë nga amnistia.

Në fund, komisioni kaloi në votimin neni për nen (nga neni 1 deri në 8) dhe projektligji u miratua në parim dhe në tërësi.

Video

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

Një person që po arratisej nga policia është përplasur me shpejtësi të lartë me një kamion të kompanisë FedEx, teksa kalonte në një kryqëzim në shtetin e Iowa-s, në SHBA.

Një garë e veçantë sportive është zhvilluar në qytetin Aberdeen të Skocisë, ku pjesëmarrësit kanë konkurruar duke ecur me duar, me kokën poshtë dhe këmbët lart. Fituese e garës është shpallur një trajnere e CrossFit-it, e cila më parë kishte marrë titullin “Gruaja më në formë fizike në Mbretërinë e Bashkuar”. Aktiviteti ka vënë në provë forcën fizike, ekuilibrin dhe qëndrueshmërinë e pjesëmarrësve.

Tre persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë janë plagosur si pasojë e shembjes së një formacioni shkëmbor në zonën turistike të Kapadokias, në Turqi. Ngjarja ka ndodhur në zonën e muzeut të hapur të Göreme-s, një nga vendet më të njohura turistike të rajonit. Sipas raportimeve, një pjesë e një shkëmbi të madh, i njohur në këtë zonë si “oxhaku i zanave”, është shembur, duke zënë poshtë disa persona. Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e emergjencës dhe të kërkim-shpëtimit, të cilat kanë nisur punën për nxjerrjen e personave të mbetur nën dhe dhe gurë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme