Politika 23 September 2024, 15:28 Nga VNA

Pas raportit negativ të SPAK për figurën, Gerd Hoxha nuk u emërua në GJKKO / Administrativja ia përcjell çështjen për interpretim Kushtetueses

Ndaje në Whatsapp
Pas raportit negativ të SPAK për figurën, Gerd Hoxha nuk u

Gjykata Administrative vendosi të pranojë kërkesën e gjyqtarit Gerd Hoxha për pezullimin e gjykimit dhe dërgimin e çështjes për interpretim në Gjykatën Kushtetuese, e cila duhet të shprehet lidhur me kushtetutshmërinë e pikës 5, neni 6 i ligjit nr. 95/2016, për ngritjen dhe funksionimin e Komisionit të Posaçëm të Verifikimit të Pasurisë dhe Figurës për kandidatët për gjyqtarë të GJKKO. Historia është e tillë: Gerd Hoxha shprehu interes për t'u emëruar në Gjykatën e Posaçme. Këshilli i Lartë Gjyqësor fillimisht e renditi në listën e kandidatëve, por Hoxha nuk mundi të emërohej pasi nuk kaloi filtrin e Komisionit të Posaçëm të Verifikimit të Pasurisë dhe Figurës pranë SPAK, me kryetar Eneid Nakucin. Në këto kushte, Hoxha vendosi t’i drejtohet Gjykatës Administrative me padi, duke kërkuar shfuqizimin e Raportit nr.167, dt.24.07.2024, të Komisionit të Posaçëm të Verifikimit të Figurës dhe Pasurisë, pasi është marrë në kundërshtim me Kushtetutën, KEDNJ dhe ligjet në fuqi në Republikën e Shqipërisë; heqjen e këtij raporti nga dosja personale e paditësit Gerd Hoxha, e administruar nga organi i emërtesës KLGJ, dhe pezullimin e shqyrtimit gjyqësor dhe dërgimin e çështjes para Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë për t’u shprehur për antikushtetutshmërinë e pikave 5 dhe 6 të nenit 6 të nr.95/2016 “Për organizimin dhe funksionimin e institucioneve për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar”. Administrativja vendosi ta përcjellë çështjen për në Kushtetuese, ku do të bëhet interpretimi për nenin përkatës nëse është ose jo në përputhje me ligjin themeltar të shtetit. Krahas Gerd Hoxhës, edhe prokurori Ndini Tavani nuk u emërua në SPAK, për shkak se raporti për pastërtinë e figurës ishte negativ.

Video

Nëntë jetë të humbura dhe rreth 600 banorë të evakuuar: një avion privat Learjet u rrëzua në një zonë banimi në Palm Beach, Florida, duke lënë pas gjurmë shkatërrimi. Sipas përshkrimit të videos, avioni ishte nisur nga Teksasi drejt Bahamasit, por fluturimi përfundoi në tragjedi, pa asnjë të mbijetuar në bord. Dëshmitarët e përshkruan rënien si atë të një rakete.

Një avion privat Learjet 60 u rrëzua më 1 nëntor në një zonë të banuar pranë Cresthavenit, në Florida, duke shkaktuar vdekjen e të nëntë personave në bord. Sipas Administratës Federale të Aviacionit të SHBA-së, avioni ishte nisur nga aeroporti Austin-Bergstrom në Teksas dhe po udhëtonte drejt Bahamasit. Pamjet e publikuara në rrjetet sociale tregojnë momentin kur avioni përplaset pranë një rruge dhe shpërthen në flakë. Sekretari amerikan i Transportit, Sean Duffy, e cilësoi ngjarjen një “tragjedi të tmerrshme”. Bordi Kombëtar i Sigurisë së Transportit ka nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve të rrëzimit, raporton Reuters.

Nga rrugët e Tiranës në ekranet e Times Square: thirrja “Rama në burg, Berisha në burg” mbërrin edhe në zemër të New Yorkut.

Një zjarr i fuqishëm përfshiu hotelin “Good Luck” në Nepal, përgjatë rrugës turistike që të çon drejt kampit bazë të malit Everest. Sipas autoriteteve lokale, zjarri shpërtheu rreth orës 11:00 dhe dyshohet se u shkaktua nga një bombol gazi në kuzhinën e hotelit. Të gjithë turistët dhe punonjësit u evakuuan në mënyrë të sigurt, ndërsa nuk raportohet për viktima apo të lënduar.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme