Politika 23 September 2024, 14:46 Nga VNA

Plani për shtetin e ri bektashi, Meta: Ide në prag zgjedhjesh

Ndaje në Whatsapp
Plani për shtetin e ri bektashi, Meta: Ide në prag zgjedhjesh

Në një konferencë për shtyp, kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta, ndër të tjera komentoi edhe krijimin e shtetit të ri bektashian, një ide e prezantuar nga kryeministri Edi Rama në mbledhjen e djeshme të Asamblesë së Përgjithshme të OKB.

“Ideja për krijimin e shtetit të ri bektashi, vjen kur jemi në prag të zgjedhjeve. Kjo ide është e pa konsoliduar. Rama është grabitësi më i madh i pronave fetare. Idetë e tij janë aventura. Shashkë politike ku Rama është përfshirë vetë, çdo përpjekje politike dhe diplomatike për të promovuar jo vetëm një nga vlerat tona kombëtare, por dhe për ta identifikuar Shqipërinë si qendër bektashiane është e mirëpritur, por nuk mund të keqpërdoret si agjendë politike, aq më tepër kur nuk janë të konsultuara dhe që rrezikojnë të kthehen në precedent për rajonin tonë”, u shpreh ai.

Video

Nëntë jetë të humbura dhe rreth 600 banorë të evakuuar: një avion privat Learjet u rrëzua në një zonë banimi në Palm Beach, Florida, duke lënë pas gjurmë shkatërrimi. Sipas përshkrimit të videos, avioni ishte nisur nga Teksasi drejt Bahamasit, por fluturimi përfundoi në tragjedi, pa asnjë të mbijetuar në bord. Dëshmitarët e përshkruan rënien si atë të një rakete.

Një avion privat Learjet 60 u rrëzua më 1 nëntor në një zonë të banuar pranë Cresthavenit, në Florida, duke shkaktuar vdekjen e të nëntë personave në bord. Sipas Administratës Federale të Aviacionit të SHBA-së, avioni ishte nisur nga aeroporti Austin-Bergstrom në Teksas dhe po udhëtonte drejt Bahamasit. Pamjet e publikuara në rrjetet sociale tregojnë momentin kur avioni përplaset pranë një rruge dhe shpërthen në flakë. Sekretari amerikan i Transportit, Sean Duffy, e cilësoi ngjarjen një “tragjedi të tmerrshme”. Bordi Kombëtar i Sigurisë së Transportit ka nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve të rrëzimit, raporton Reuters.

Nga rrugët e Tiranës në ekranet e Times Square: thirrja “Rama në burg, Berisha në burg” mbërrin edhe në zemër të New Yorkut.

Një zjarr i fuqishëm përfshiu hotelin “Good Luck” në Nepal, përgjatë rrugës turistike që të çon drejt kampit bazë të malit Everest. Sipas autoriteteve lokale, zjarri shpërtheu rreth orës 11:00 dhe dyshohet se u shkaktua nga një bombol gazi në kuzhinën e hotelit. Të gjithë turistët dhe punonjësit u evakuuan në mënyrë të sigurt, ndërsa nuk raportohet për viktima apo të lënduar.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme