Politika 23 September 2024, 10:23 Nga VNA

SPAK mbyll hetimet për privatizimin e Kompleksit Partizani/ Thërret Sali Berishën të mëkurën

Ndaje në Whatsapp
SPAK mbyll hetimet për privatizimin e Kompleksit Partizani/ Thërret

Ish-kryeministri Sali Berisha dhe dhëndrri i tij Jamarbër Malltezi pritet të paraqiten në prokurorinë e Posacme të mërkurën për të firmosur përfundimin e hetimeve. Berisha është marrë i pandehur për korrupsion kryer në bashkëpunim ndërsa dhëndrri i tij akuzohet për korrupsion e pastrim parash. Bëhet fjalë për privatizimin e ish-kompleksit sportiv Partizani që sipas SPAK Berisha ka favorizuar dhëndrrin.

Nderkohë ditën e sotme SPAK i komunikoi përfundimin e hetimit biznesmenit Fatmir Bektashi, i akuzuar nga SPAK për "korrupsion aktiv të funksionarëve të lartë dhe të zgjedhurve vendorë" dhe për "pastrim të produkteve të veprës penale".

Të pandehur për të njëjtën cështje janë edhe Xhimi Begeja dhe Andia Pustina.

Video

Ish-kryeministri Sali Berisha mbërrin në SPAK, në zbatim të masës detyrim paraqitje.

🔴LAJM I FUNDIT/ Begaj firmos hartën e re territoriale: 15 bashki humbasin statusin

Nëntë jetë të humbura dhe rreth 600 banorë të evakuuar: një avion privat Learjet u rrëzua në një zonë banimi në Palm Beach, Florida, duke lënë pas gjurmë shkatërrimi. Sipas përshkrimit të videos, avioni ishte nisur nga Teksasi drejt Bahamasit, por fluturimi përfundoi në tragjedi, pa asnjë të mbijetuar në bord. Dëshmitarët e përshkruan rënien si atë të një rakete.

Një avion privat Learjet 60 u rrëzua më 1 nëntor në një zonë të banuar pranë Cresthavenit, në Florida, duke shkaktuar vdekjen e të nëntë personave në bord. Sipas Administratës Federale të Aviacionit të SHBA-së, avioni ishte nisur nga aeroporti Austin-Bergstrom në Teksas dhe po udhëtonte drejt Bahamasit. Pamjet e publikuara në rrjetet sociale tregojnë momentin kur avioni përplaset pranë një rruge dhe shpërthen në flakë. Sekretari amerikan i Transportit, Sean Duffy, e cilësoi ngjarjen një “tragjedi të tmerrshme”. Bordi Kombëtar i Sigurisë së Transportit ka nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve të rrëzimit, raporton Reuters.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme