Politika 23 September 2024, 10:51 Nga VNA

Komisioni sigurisë/ Salianji akuzon ministrin Hoxha: Policia e shtetit e përfshirë në trafiqe dhe dekonspirim operacionesh

Ndaje në Whatsapp
Komisioni sigurisë/ Salianji akuzon ministrin Hoxha: Policia e shtetit e

Komisioni parlamentar për Sigurinë Kombëtare u mblodh sot për një seancë dëgjimore me ministrin e Punëve të Brendshme, Ervin Hoxha, me kërkesë të deputetëve të Partisë Demokratike. Tema kryesore e diskutimit ishte gjendja e sigurisë në vend dhe sfidat me të cilat përballet Policia e Shtetit.

Deputeti demokrat Ervin Salianji, në fjalën e tij, kritikoi funksionimin e strukturave të policisë dhe përfshirjen e tyre në çështje kriminale. Ai vuri theksin tek dekonspirimi i operacioneve policore, përfshirjen e disa krerëve të policisë në trafikun e paligjshëm, si dhe mos arrestimin e drejtuesve të bandave kriminale.

“Ministri Hoxha pranoi se është i pakënaqur, por edhe e gjithë Shqipëria është e pakënaqur. Po ku është më shumë i pakënaqur? Tek dekonspirimi i operacioneve, përfshirja e krerëve të policisë në trafiqe, apo mos arrestimi i krerëve të bandave?” – u shpreh Salianji.

Ai shtoi se, pavarësisht përpjekjeve për reformim të policisë, mbeten shumë probleme të pazgjidhura. “Kur ke strukturat më të larta të policisë që i shërbejnë mafias, kjo është një kupolë mafioze,” shtoi ai.

Salianji kritikoi gjithashtu politikat përzgjedhëse të drejtuesve të policisë, duke nënkuptuar se ndryshimet e vazhdueshme të ligjeve dhe strukturave po dëmtojnë funksionimin e mirë të policisë. “Çdo herë që vjen një ministër, sjell një ligj të ri, por në thelb, problemet mbeten të njëjta,” theksoi deputeti.

Video

Kur protestës i del pronari.

Ish-kryeministri Sali Berisha mbërrin në SPAK, në zbatim të masës detyrim paraqitje.

🔴LAJM I FUNDIT/ Begaj firmos hartën e re territoriale: 15 bashki humbasin statusin

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme