Politika 21 May 2026, 13:08 Nga VNA

Pas heshtjes tre-ditore, ministri i Jashtëm dënon më në fund trajtimin e Baki Goxhajt nga Izraeli

Ndaje në Whatsapp

WhatsApp Image 2026-05-21 at 1.07.03 PM.jpeg

Pas tre ditësh heshtje dhe vetëm dy reagimeve telegrafike të Ministrisë së Jashtme, ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, reagoi më në fund publikisht për trajtimin e aktivistëve të flotiljes humanitare për Gazën, mes tyre edhe shtetasin shqiptar Baki Goxhaj.

 

Në një postim në rrjetet sociale, Hoxha i cilësoi “tronditëse dhe të papranueshme” pamjet e publikuara nga ministri ekstremist izraelit Itamar Ben-Gvir, ku shfaqej trajtimi poshtërues i aktivistëve të ndaluar.

“Të gjithë personat e ndaluar duhet të trajtohen me dinjitet dhe në respekt të plotë të të drejtave të njeriut, ligjit ndërkombëtar dhe ligjit humanitar”, shkroi ministri shqiptar.

Ai shtoi se ambasada shqiptare në Tel Aviv është udhëzuar të qëndrojë në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet izraelite për të garantuar asistencën konsullore për shtetasin shqiptar.

Reagimi vjen pasi prej ditësh qeveria shqiptare ishte kritikuar për heshtjen dhe mungesën e një qëndrimi të qartë politik lidhur me ndalimin e aktivistëve të flotiljes në ujërat ndërkombëtare.

Ndërkohë, disa qeveri europiane kishin reaguar më herët duke thirrur ambasadorët izraelitë dhe duke kërkuar shpjegime për mënyrën e trajtimit të aktivistëve.

Video

Vendoret 2027, Balla dhe Klosi te Begaj për datën e zgjedhjeve, opozita refuzon konsultimet

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme