Kronika 9 January 2025, 16:31 Nga VNA

Ngjarja në Astir/ RENEA gjeti dy pistoleta, vajza e traumatizuar, hetime për poseduesit e armëve

Ndaje në Whatsapp
Ngjarja në Astir/ RENEA gjeti dy pistoleta, vajza e traumatizuar, hetime

Policia ka zbardhur detaje të reja në lidhje me ngjarjen e ndodhur ditën e sotme në Astir. Sipas bluve rreth orës 14:10, u bë hapja e derës së banesës nga Forcat “Renea”, nuk pati probleme. "Shtetasja S.Q, ndodhet nën asistencën e stafit mjekësor. Nga këqyrja paraprake nuk konstatohen shenja të dukshme fizike. Gjithashtu, gjatë kryerjes së veprimeve të ngutshme hetimore dhe kontrollit të apartamenteve të tjera në pallatin në fjalë, në një banesë tjetër janë gjetur 2 armë zjarri pistoletë. Brenda kësaj banese nuk janë gjetur persona në momentin e kontrollit"-thuhet në deklaratën e Policisë. Sakaq, mësohet se grupi hetimor po kryen veprimet përkatëse me qëllim zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe identifikimin e poseduesit të armëve.

Video

Policia që duam

Pas përplasjes, protestuesit rikthehen sërish tek Kryeministria

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme