Kronika 9 January 2025, 15:44 Nga VNA

Shtohet misteri i ngjarjes në Astir, vajza vetëm në banesë por RENEA gjen dy pistoleta

Ndaje në Whatsapp
Shtohet misteri i ngjarjes në Astir, vajza vetëm në banesë

Burime nga policia bëjnë me dije se denoncimi është bërë nga babai i vajzës, i cili pretendonte se e bija ishte rrëmbyer nga një person.

Hetimet kanë zbuluar se vajza ishte larguar me një djalë me të cilin kishte një lidhje intime. Të dy ishin vendosur në zonën e Astirit, në një apartament të marrë me qira përmes Airbnb, pranë një lokali në rrugën kryesore.

Pas denoncimit të babait, policia identifikoi pallatin ku ndodhej vajza, por ajo pretendonte se ishte dhunuar dhe refuzonte të hapte derën. Forcat RENEA ndërhynë nga lartësia dhe hynë në apartament, ku vajza u gjet e vetme në gjendje jo të mirë psikologjike. Megjithatë, nuk u konstatua dhunë fizike ndaj saj.

Në apartament, sipas policisë, u gjet edhe një armë zjarri, një pistoletë. Partneri i vajzës nuk është marrë ende në pyetje për të dhënë dëshminë dhe versionin e tij mbi ngjarjen. Policia po vijon hetimet dhe pritet të marrë dëshminë e vajzës, pasi ajo të kalojë gjendjen e tronditjes.

 

Video

Policia që duam

Pas përplasjes, protestuesit rikthehen sërish tek Kryeministria

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme