Kronika 9 January 2025, 14:46 Nga VNA

Një vajzë njofton se është dhunuar në zonën e Astirit/ Qëndron e mbyllur në banesë

Ndaje në Whatsapp
Një vajzë njofton se është dhunuar në zonën e

Në zonën e Astirit, një vajzë ka telefonuar Policinë, duke pretenduar se është dhunuar nga disa persona.

Sipas njoftimit zyrtar, shtetasja S.Q. ka raportuar nga një banesë në katin e 8-të, ku aktualisht ndodhet e mbyllur dhe nuk pranon të hapë derën për forcat policore.

Menjëherë pas telefonatës, në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë, Grupi Hetimor dhe zjarrfikësit, të cilët po punojnë për të sqaruar rrethanat e ngjarjes dhe për të ndihmuar qytetaren.

Policia ka nisur negociatat me vajzën për të siguruar hapjen e derës dhe vijimin e procedurave hetimore. Ndërkohë, situata mbetet e tensionuar dhe në pritje të zhvillimeve të mëtejshme.

Tiranë/Informacion paraprak

Shtetasja S.Q, ka njoftuar sallën operative se ndodhet në një banesë në katin e 8-të, dhe pretendon se është dhunuar nga disa persona.

Menjeherë në vendngjarje kanë mbërritur sherbimet e Policisë, Grupi Hetimor, shërbimet zjarrëfikëse dhe po punojnë për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes si dhe ofrimin e ndihmës së qytetares.

Shërbimet e Policisë po negociojnë me shtetasen S.Q, pasi e ka mbyllur deren dhe nuk pranon ta hap.

 

Video

Policia që duam

Pas përplasjes, protestuesit rikthehen sërish tek Kryeministria

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme