Kronika 9 January 2025, 15:25 Nga VNA

Jani Aliaj, i dënuar me burgim të përjetshëm, arrestohet në Greqi me identitet të rremë

Ndaje në Whatsapp
Jani Aliaj, i dënuar me burgim të përjetshëm, arrestohet

Personi që shihni në foto është Jani Aliaj, i dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e Elton Çiços më 1 maj 2016 në Tiranë. Siç dallohet qartë, pamja e tij e jashtme është ndryshuar tërësisht për t’iu shmangur policisë. Megjithatë, pak ditë më parë, ai u arrestua në Greqi duke përdorur një kartë identiteti false greke me emrin Aleksan Kreshnik, i lindur në vitin 1976.

Pas arrestimit, ai u transferua në një stacion policie, ku u zbulua se ishte në fakt shtetasi shqiptar Jani Aliaj. Hetimet treguan se ai ishte arratisur nga burgu i Korfuzit më 1 qershor 2015, ku vuante dënimin me burgim të përjetshëm për një vrasje të një shtetasi shqiptar, plagosje të rëndë dhe armëmbajtje pa leje, për një ngjarje të ndodhur në vitin 2006 në Athinë. Po ashtu, ai rezultoi i dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e Elton Çiços, për motive hakmarrjeje, në Tiranë.

Video

Policia që duam

Pas përplasjes, protestuesit rikthehen sërish tek Kryeministria

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme