Politika 29 June 2026, 19:25 Nga VNA

Nga oborri i pushtetit te kënga e bareshës: Elisa Spiropali u flet të rinjve pasi stani nuk kishte më vend për të

Ndaje në Whatsapp
Nga oborri i pushtetit te kënga e bareshës: Elisa Spiropali u flet

Me këngën e bareshës që është ndarë nga stani, Elisa Spiropali ka zgjedhur kolonën zanore të një takimi të zhvilluar me një akademi politike me të rinjtë në Mal të Zi. Se çfarë u ka mësuar Elisa të rinjve në Podgoricë mbetet për t’u vlerësuar: si drejtohen doganat apo si drejtohet Kuvendi.

Megjithatë, ish-ministrja, që tashmë duket si baresha e lënë jashtë stanit të PS-së, shfaqej mjaft këndshëm, si në pamjen e kuruar, ashtu edhe në videomesazhin ku u dha të rinjve kurajë për të vijuar politikën, pasi sipas saj nuk ka parti politike që ecën përpara pa të rinjtë.

Pak a shumë si Elisa, e cila pas vitesh jargavitjesh për “Skënderbeun” e saj, ia doli të ngjitej në majat e pushtetit si shpërblim për servilizimin, pa mësuar kurrë se në politikë nuk je i suksesshëm nga mosha, por nga mentaliteti.

Dhe ndoshta paradoksi më i madh është se këngën e bareshës nuk e zgjodhi kur ishte ministre, por tani që nuk është më pjesë e stanit. Sepse është e lehtë të flasësh për rrugën tënde pasi e ke përfunduar udhëtimin; më e vështirë është t’u tregosh të rinjve se në politikë servilizmi mund të të ngjitë shumë lart, por nuk të garanton që do të qëndrosh gjithmonë atje.

Video

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

Një person që po arratisej nga policia është përplasur me shpejtësi të lartë me një kamion të kompanisë FedEx, teksa kalonte në një kryqëzim në shtetin e Iowa-s, në SHBA.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme