Politika 29 June 2026, 11:36 Nga VNA

Gjiknuri dhe Bylykbashi thyejnë "akullin", sjellin SPAK-un në Kuvend të mërkurën

Ndaje në Whatsapp

Komisioni i Posaçëm Parlamentar për Reformën Zgjedhore do të zhvillojë një seancë dëgjimore të rëndësishme të mërkurën, ku në qendër të diskutimeve do të jetë integriteti i proceseve zgjedhore dhe efikasiteti i masave penale.

Ndonëse në tryezë do të jenë të pranishëm drejtues dhe përfaqësues nga institucionet kryesore të ligjit në vend, përfshirë Prokurorinë e Përgjithshme, Policinë e Shtetit dhe Agjencinë e Inteligjencës Financiare, vëmendjen kryesore do ta marrë prania e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK).

Ky dëgjesë shënon një kthesl të veçantë politike për dy bashkëkryetarët e komisionit, Damian Gjiknurin (nga mazhoranca) dhe Oerd Bylykbashin (nga opozita). 

Fokusi i seancës me SPAK-un do të përqendrohet te sfidat praktike të hetimit të krimeve zgjedhore, shitblerjes së votës dhe propozimet konkrete për ndryshime në Kodin Penal që do të garantonin zgjedhje më të paprekshme në të ardhmen.

Prania e SPAK-ut në komisionin e drejtuar nga Gjiknuri dhe Bylykbashi merr një peshë edhe më të madhe politike nëse rikthehemi pas në kohë. Publiku dhe korridoret e politikës kujtojnë mirë përplasjen e heshtur institucionale, kur kreu i SPAK-ut, Altin Dumani, refuzoi hapur ftesën e Fatmir Xhafajt për të raportuar në Komisionin e Posaçëm Antikorrupsion (i njohur si "Komisioni Xhafaj").

Në atë kohë, SPAK argumentoi me vendosmëri se raportimi i tyre bëhej vetëm në rrugë ligjore dhe përmes seancave vjetore të përcaktuara në Kushtetutë, duke shmangur me kujdes atë që shihej si një tentativë e politikës për të mbivendosur mekanizma kontrolli mbi drejtësinë.

Megjithatë, natyra e Reformës Zgjedhore, si një proces jetik për të ardhmen europiane të vendit dhe e njohur si një tryezë rreptësisht konsensuale, ka bërë që SPAK të jetë pjesë e këtij diskutimi teknik.

Lexo gjithashtu

Video

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

Një person që po arratisej nga policia është përplasur me shpejtësi të lartë me një kamion të kompanisë FedEx, teksa kalonte në një kryqëzim në shtetin e Iowa-s, në SHBA.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme