Politika 29 June 2026, 12:10 Nga VNA

Në kulmin e protestave kundër qeverisë, Rama u kërkon deputetëve të jenë më aktivë në rrjetet sociale

Ndaje në Whatsapp

fdvfvd.jpeg

Në kulmin e protestave kundër qeverisë, kryeministri Edi Rama ka kërkuar më shumë angazhim nga deputetët socialistë, si në rrjetet sociale ashtu edhe në Kuvend.

Gjatë mbledhjes së përjavshme me Grupin Parlamentar të PS-së, e cila përfundoi pak minuta më parë, Rama mësohet t’u ketë kërkuar deputetëve të jenë më aktivë përballë klimës së tensionuar politike dhe retorikës së protestuesve.

Kërkesa e kreut të qeverisë vjen në një moment kur jo i gjithë grupi parlamentar socialist ka qenë i pranishëm apo aktiv në debatin publik lidhur me protestat e fundit.

Në këtë mbledhje mungoi Elisa Spiropali, e cila në javët e fundit është shprehur publikisht se zëri i protestuesve duhet dëgjuar dhe se situata kërkon reflektim.

Video

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

Një person që po arratisej nga policia është përplasur me shpejtësi të lartë me një kamion të kompanisë FedEx, teksa kalonte në një kryqëzim në shtetin e Iowa-s, në SHBA.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme