Politika 29 June 2026, 11:52 Nga VNA

Balla për Marjana Koçekun: Nuk është deputete e zgjedhur drejtpërdrejt, të dorëzojë mandatin

Ndaje në Whatsapp
Balla për Marjana Koçekun: Nuk është deputete e

Marjana Koçeku nuk do të jetë më pjesë e grupit parlamentar të Partisë Socialiste. Lidhur me këtë vendim,  Taulant Balla, deklaroi se mandati i deputetes i përket Partisë Socialiste dhe i bëri thirrje asaj ta dorëzojë.

“Për këtë çështje ua kam sqaruar dhe nuk dua t’i kthehem më komenteve për të ushqyer një telenovelë që nuk më pëlqen. Një njeri që nuk di të respektojë ata që e kanë zgjedhur dhe personin në fjalë e ka zgjedhur PS. Të dorëzojë mandatin, s’është person i votuar drejtpërsëdrejti”, u shpreh Balla.

Ai reagoi edhe ndaj kritikave të Koçekut, e cila ka deklaruar se brenda grupit parlamentar të PS nuk lejohej mendimi ndryshe.

“S’kam asnjë koment, sepse gjatë gjithë 8 muajve kam pasur vetëm falënderime nga deputetja për mënyrën se si e kam drejtuar grupin”, tha Balla.

Gjatë deklaratës për mediat, Balla përsëriti edhe qëndrimin e socialistëve se protestat para Kryeministrisë janë ndikuar nga shtete armiqësore ndaj Shqipërisë, përfshirë Iranin, si edhe nga interesa që lidhen me konkurrencën rajonale.

Video

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

Një person që po arratisej nga policia është përplasur me shpejtësi të lartë me një kamion të kompanisë FedEx, teksa kalonte në një kryqëzim në shtetin e Iowa-s, në SHBA.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme