Politika 4 July 2026, 21:53 Nga VNA

Nga mesazhet simbolike te thirrjet për largimin e qeverisë, mijëra qytetarë dhe emigrantë protestuan për të 35-ën ditë para Kryeministrisë

Ndaje në Whatsapp

okkkk.PNG

Mijëra qytetarë nga Shqipëria dhe diaspora kanë zhvilluar protestën e 35-të radhazi kundër qeverisë. Pasi u grumbulluan në Sheshin Skënderbej, pjesëmarrësit marshuan drejt godinës së Kryeministrisë duke brohoritur thirrje si “Revolucion”, “Shqipëria e re”, “Rama jep dorëheqjen”, “Diaspora është me ne” dhe “Ju erdhi fundi”. Përveç kërkesave kryesore, në protestë u dëgjuan edhe thirrjet “Lironi çunat”, në mbështetje të protestuesve të arrestuar gjatë demonstratës së së enjtes para Parlamentit.

Në marshim valëviteshin flamuj shqiptarë dhe flamuj të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ndërsa mbi godinën e Piramidës u shpalos një flamur gjigant kuqezi, i shoqëruar me brohoritje si “Revolucion”, “Dorëheqje”, “Lironi çunat” dhe “Shqipëri e re”.

Gjatë protestës, vëmendje morën dy torta të vendosura nga pjesëmarrësit pranë selisë së qeverisë, në ditën e ditëlindjes së kryeministrit Rama. Njëra prej tyre mbante mbishkrimin “Populli të uron! Jepe dorëheqjen. Merr edhe Saliun me vete”, ndërsa tjetra, e realizuar prej betoni, shoqërohej me mesazhin “Shumë burg për ty”.

Në emër të grupit organizator, aktivisti Dritan Goxhaj hapi serinë e fjalimeve duke uruar “250-vjetorin e Pavarësisë së SHBA”. Goxhaj theksoi se SHBA-të janë një aleat i rëndësishëm strategjik dhe mik i popullit shqiptar. Ai uroi popullin amerikan për 250-vjetorin e pavarësisë, duke e cilësuar shtetin mik si një aleat strategjik të Shqipërisë. Në mbyllje të fjalës së tij, aktivisti shtoi se kur të drejtat e qytetarëve nuk mbrohen, shoqëritë demokratike kanë të drejtën legjitime të kërkojnë ndryshime përmes mjeteve paqësore.

Organizatorët i dhanë hapësirë të veçantë diasporës shqiptare, e cila iu bashkua tubimit nga vende të ndryshme të botës. Nga podiumi foli një qytetare e ardhur nga Kanadaja, e cila kujtoi vuajtjet e shqiptarëve në emigracion dhe rrëfeu historinë personale të largimit nga vendi, jetesës jashtë dhe humbjes së nënës së saj, për të cilën tha se nuk arriti t’i shihte as trupin për herë të fundit. Po ashtu, një emigrant shqiptar nga Mynihu deklaroi se kishte pasur përpjekje për intimidim dhe tentativa për t'i penguar qytetarët të merrnin pjesë në tubim, por shtoi se protestuesit do të vijojnë mobilizimin deri në plotësimin e kërkesës për dorëheqje.

Kreu i Shoqatës së Ish-të Përndjekurve Politikë, Besim Ndregjoni, iu drejtua pjesëmarrësve duke i përshëndetur ata si “shqiponja të lirisë” dhe theksoi se po i tregojnë botës se Shqipëria di të protestojë dhe të mbrojë demokracinë. Ndregjoni tha se PS dhe PD janë parti staliniste, duke shtuar se në 35 vite ato nuk kanë nderuar ish-të përndjekurit. Në protestë përcolli një mesazh të shkurtër edhe aktori Mehdi Malkaj, i cili theksoi se dashuria që merr nga njerëzit e ka bërë që të dalë përditë në shesh, ndërsa shtoi se “për dashurinë jap jetën, ma për atdheun jap dashurinë.”

Një nga organizatorët e protestës deklaroi se kishin informacione për persona që po vinin nga rrethet për të shkaktuar trazira, ndërsa theksoi se protestuesit distancohen nga çdo akt dhune ndaj institucioneve dhe punonjësve të policisë.

Ndërkohë, u bë sërish thirrje që SPAK të hetojë kryeministrin Edi Rama, duke përsëritur se tubimet do të vazhdojnë deri në plotësimin e kërkesave.

Pas përfundimit të fjalimeve para Kryeministrisë, protestuesit nisën marshimin drejt Komisariatit Nr. 3 dhe më pas në rrugët kryesore të kryeqytetit. Në mbyllje, u bë thirrje që qytetarët të paraqiten të dielën në orën 09:00 para Gjykatës së Tiranës, ku pritet të dalin protestuesit e arrestuar gjatë demonstratës së së enjtes para Parlamentit.

Video

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

Një person që po arratisej nga policia është përplasur me shpejtësi të lartë me një kamion të kompanisë FedEx, teksa kalonte në një kryqëzim në shtetin e Iowa-s, në SHBA.

Një garë e veçantë sportive është zhvilluar në qytetin Aberdeen të Skocisë, ku pjesëmarrësit kanë konkurruar duke ecur me duar, me kokën poshtë dhe këmbët lart. Fituese e garës është shpallur një trajnere e CrossFit-it, e cila më parë kishte marrë titullin “Gruaja më në formë fizike në Mbretërinë e Bashkuar”. Aktiviteti ka vënë në provë forcën fizike, ekuilibrin dhe qëndrueshmërinë e pjesëmarrësve.

Tre persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë janë plagosur si pasojë e shembjes së një formacioni shkëmbor në zonën turistike të Kapadokias, në Turqi. Ngjarja ka ndodhur në zonën e muzeut të hapur të Göreme-s, një nga vendet më të njohura turistike të rajonit. Sipas raportimeve, një pjesë e një shkëmbi të madh, i njohur në këtë zonë si “oxhaku i zanave”, është shembur, duke zënë poshtë disa persona. Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e emergjencës dhe të kërkim-shpëtimit, të cilat kanë nisur punën për nxjerrjen e personave të mbetur nën dhe dhe gurë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme