Politika 26 June 2026, 11:50 Nga VNA

Neni 19 i Rregullores së Kuvendit nuk i jep Xhafajt kompetenca për raportimin vjetor të institucioneve

Ndaje në Whatsapp
Neni 19 i Rregullores së Kuvendit nuk i jep Xhafajt kompetenca për

Prej disa javësh, Komisioni për Nismat Qytetare, Bashkëpunimin dhe Mbikëqyrjen Institucionale, i drejtuar nga Fatmir Xhafaj, është shndërruar në një pikë grumbullimi për raportimet vjetore të institucioneve të pavarura dhe të drejtësisë. Praktikisht, është krijuar përshtypja se ky komision ka një rol mbikëqyrës mbi të gjitha institucionet, duke përqendruar në një dorë një proces që Rregullorja e Kuvendit e ka ndarë sipas fushave të përgjegjësisë.

Por mjafton leximi i neneve 18 dhe 19 të Rregullores së Kuvendit për të kuptuar se ky rol nuk parashikohet askund.

Nga leximi i nenit 18 të Rregullores së Kuvendit del qartë se komisionet funksionojnë sipas fushës së përgjegjësisë që u është caktuar nga vetë Rregullorja.

Po ashtu, nga leximi i nenit 19 del qartë edhe objekti i punës së Komisionit për Nismat Qytetare, Bashkëpunimin dhe Mbikëqyrjen Institucionale.

Nga përshkrimi i funksioneve që ushtron ky komision rezulton se institucionet e pavarura dhe institucionet e drejtësisë nuk detyrohen nga Rregullorja e Kuvendit të paraqiten pranë këtij komisioni për raportimin vjetor të veprimtarisë së tyre.

Neni 19

Komisioni për Nismat Qytetare, Bashkëpunimin dhe Mbikëqyrjen Institucionale

“Monitorimi dhe mbikëqyrja e zbatimit të strategjive, rezolutave, vendimeve dhe planeve të veprimit të Kuvendit; shqyrtimi dhe ndjekja e nismave të qytetarëve dhe peticioneve; realizimi dhe koordinimi, mbikëqyrja dhe kontrolli i zbatimit të ligjeve nga ekzekutivi, institucionet dhe agjencitë e pavarura prej tij, përmes koordinimit të procesit parlamentar për kontrollin postlegjislativ (PLS); koordinimi i dialogut dhe bashkëpunimit ndërinstitucional.”

Nga ky detajim i detyrave të komisionit nuk del dot konkluzioni që institucionet duhet të raportojnë tek Fatmir Xhafaj.

Nga lista e detyrave që Kuvendi i ka ngarkuar këtij komisioni nuk del kompetenca që ai të dëgjojë raportimet vjetore të institucioneve, pasi ato kanë raportuar pranë komisioneve përgjegjëse sipas fushës së tyre.

Po kështu, nga lista e kompetencave që burojnë nga neni 19 i Rregullores së Kuvendit nuk mund të gjendet asnjë arsye logjike që ky komision të shqyrtojë, të hartojë dhe t’i paraqesë për votim seancës plenare rezolutat për secilin institucion raportues.

Që Kuvendi nuk di të lexojë Rregulloren e vet, kjo duket qartë.

Po institucionet raportuese, a e kuptojnë atë që është shkruar e zeza mbi të bardhë në nenin 19 të Rregullores së Kuvendit?

Video

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

Një person që po arratisej nga policia është përplasur me shpejtësi të lartë me një kamion të kompanisë FedEx, teksa kalonte në një kryqëzim në shtetin e Iowa-s, në SHBA.

Një garë e veçantë sportive është zhvilluar në qytetin Aberdeen të Skocisë, ku pjesëmarrësit kanë konkurruar duke ecur me duar, me kokën poshtë dhe këmbët lart. Fituese e garës është shpallur një trajnere e CrossFit-it, e cila më parë kishte marrë titullin “Gruaja më në formë fizike në Mbretërinë e Bashkuar”. Aktiviteti ka vënë në provë forcën fizike, ekuilibrin dhe qëndrueshmërinë e pjesëmarrësve.

Tre persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë janë plagosur si pasojë e shembjes së një formacioni shkëmbor në zonën turistike të Kapadokias, në Turqi. Ngjarja ka ndodhur në zonën e muzeut të hapur të Göreme-s, një nga vendet më të njohura turistike të rajonit. Sipas raportimeve, një pjesë e një shkëmbi të madh, i njohur në këtë zonë si “oxhaku i zanave”, është shembur, duke zënë poshtë disa persona. Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e emergjencës dhe të kërkim-shpëtimit, të cilat kanë nisur punën për nxjerrjen e personave të mbetur nën dhe dhe gurë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme