Politika 26 June 2026, 08:41 Nga VNA

Ilirjana Nano, Sekretare e Përgjithshme e KLP dhe Kryetare e Bordit Rregullator të KQZ-së / A e ndalonte Kodi Zgjedhor kandidimin e saj?

Ndaje në Whatsapp

Një emërim i bërë nga Kuvendi në fund të vitit të kaluar ngre pikëpyetje mbi respektimin e Kodit Zgjedhor.

Bëhet fjalë për Ilirjana Nanon, e cila sipas faqes zyrtare të Këshillit të Lartë të Prokurorisë ushtron detyrën e Sekretares së Përgjithshme të KLP-së. Ndërkohë, më 6 nëntor 2025, Kuvendi e riemëroi atë në detyrën e Kryetares së Bordit Rregullator të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Në pamje të parë mund të duket një procedurë rutinë. Por vetë Kodi Zgjedhor parashikon një ndalim të qartë: nuk mund të kandidojnë persona që janë nëpunës civilë të nivelit të lartë.

Dhe pikërisht këtu lind dilema.

Sekretari i Përgjithshëm i KLP-së është një nga funksionet më të larta administrative në një institucion kushtetues. Në praktikë, është e vështirë të imagjinohet një status më i lartë në shërbimin civil sesa ai i Sekretarit të Përgjithshëm. Për këtë arsye lind pyetja nëse, në momentin e kandidimit dhe të emërimit në Bordin Rregullator të KQZ-së, Ilirjana Nano vazhdonte të ishte Sekretare e Përgjithshme e KLP-së.

Nëse përgjigjja është po, atëherë lind edhe një pyetje tjetër po aq e rëndësishme: si u tejkalua ndalimi që parashikon Kodi Zgjedhor?

Procedura e përzgjedhjes dhe verifikimit të kandidatëve kalon përmes strukturave të Kuvendit. Pikërisht për këtë arsye mbetet e paqartë pse nuk është evidentuar një ndalim që ligji e formulon shprehimisht për nëpunësit civilë të nivelit të lartë.

Kjo nuk është thjesht një çështje interpretimi, por një çështje që kërkon sqarim institucional. Çfarë statusi kishte Ilirjana Nano në datën 6 nëntor 2025, kur Kuvendi e emëroi Kryetare të Bordit Rregullator të KQZ-së? Dhe nëse ajo ishte ende Sekretare e Përgjithshme e KLP-së, mbi çfarë baze ligjore u konsiderua e lejueshme kandidatura dhe emërimi i saj?

Video

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

Një person që po arratisej nga policia është përplasur me shpejtësi të lartë me një kamion të kompanisë FedEx, teksa kalonte në një kryqëzim në shtetin e Iowa-s, në SHBA.

Një garë e veçantë sportive është zhvilluar në qytetin Aberdeen të Skocisë, ku pjesëmarrësit kanë konkurruar duke ecur me duar, me kokën poshtë dhe këmbët lart. Fituese e garës është shpallur një trajnere e CrossFit-it, e cila më parë kishte marrë titullin “Gruaja më në formë fizike në Mbretërinë e Bashkuar”. Aktiviteti ka vënë në provë forcën fizike, ekuilibrin dhe qëndrueshmërinë e pjesëmarrësve.

Tre persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë janë plagosur si pasojë e shembjes së një formacioni shkëmbor në zonën turistike të Kapadokias, në Turqi. Ngjarja ka ndodhur në zonën e muzeut të hapur të Göreme-s, një nga vendet më të njohura turistike të rajonit. Sipas raportimeve, një pjesë e një shkëmbi të madh, i njohur në këtë zonë si “oxhaku i zanave”, është shembur, duke zënë poshtë disa persona. Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e emergjencës dhe të kërkim-shpëtimit, të cilat kanë nisur punën për nxjerrjen e personave të mbetur nën dhe dhe gurë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme