Kronika 8 September 2026, 10:35 Nga VNA

Pa pagat e gushtit, Gjykata e Tiranës dhe Apeli bojkotojnë punën

Ndaje në Whatsapp
Pa pagat e gushtit, Gjykata e Tiranës dhe Apeli bojkotojnë punën

Administrata e Gjykatës së Tiranës, Dhoma Civile, ka nisur bojkotin për shkak të mosmarrjes së pagave të muajit gusht. Situata ka prekur punonjësit e sistemit të drejtësisë, përfshirë stafin administrativ, pasi pagat rezultojnë të bllokuara në Thesar.

Çështja lidhet edhe me vendimin e Gjykatës Kushtetuese të muajit shkurt, i cili detyronte qeverinë të përllogariste pagat e gjyqtarëve brenda 31 korrikut. Megjithatë, vendimi ende nuk është zbatuar nga Kuvendi.

Bojkoti është shtrirë edhe në Gjykatën e Apelit, ku administrata ka ndërprerë punën për të njëjtën arsye. Punonjësit kanë pezulluar shërbimet dhe kërkojnë sqarime lidhur me vonesën e pagave të gushtit, si dhe për mënyrën se si pritet të zgjidhet situata.

Administrata ka njoftuar kryetarin e Gjykatës së Tiranës për bojkotin, ndërsa punonjësve u është bërë e ditur se një qëndrim pritet pas mbledhjes së kryetarëve të të gjitha gjykatave. Takimi do të zhvillohet sot, në orën 15:00, në Gjykatën e Lartë.

Ndërkohë, situata e pagave pritet të diskutohet edhe në sistemin e prokurorisë. Prokurori i Përgjithshëm, Olsian Çela, ka thirrur në një takim drejtuesit e prokurorive të rretheve, përfaqësues të Shoqatës së Prokurorëve dhe anëtarët e Këshillit të Lartë të Prokurorisë.

Video

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

Një person që po arratisej nga policia është përplasur me shpejtësi të lartë me një kamion të kompanisë FedEx, teksa kalonte në një kryqëzim në shtetin e Iowa-s, në SHBA.

Një garë e veçantë sportive është zhvilluar në qytetin Aberdeen të Skocisë, ku pjesëmarrësit kanë konkurruar duke ecur me duar, me kokën poshtë dhe këmbët lart. Fituese e garës është shpallur një trajnere e CrossFit-it, e cila më parë kishte marrë titullin “Gruaja më në formë fizike në Mbretërinë e Bashkuar”. Aktiviteti ka vënë në provë forcën fizike, ekuilibrin dhe qëndrueshmërinë e pjesëmarrësve.

Tre persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë janë plagosur si pasojë e shembjes së një formacioni shkëmbor në zonën turistike të Kapadokias, në Turqi. Ngjarja ka ndodhur në zonën e muzeut të hapur të Göreme-s, një nga vendet më të njohura turistike të rajonit. Sipas raportimeve, një pjesë e një shkëmbi të madh, i njohur në këtë zonë si “oxhaku i zanave”, është shembur, duke zënë poshtë disa persona. Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e emergjencës dhe të kërkim-shpëtimit, të cilat kanë nisur punën për nxjerrjen e personave të mbetur nën dhe dhe gurë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme