Ekskluzive 16 March 2025, 09:59 Nga VNA

Mustafa Lici: Mesazhi që më përcollën pas vrasjes së vëllait Fatbardhit. Zbardhet dëshmia

Ndaje në Whatsapp
Mustafa Lici: Mesazhi që më përcollën pas vrasjes së

Zbardhet dëshmia e Mustafa Licit pas vrasjes së të vëllait Fatbardhit më 10 gusht 2018.

Per ekzekutimin akuzohen Safet e Behar Bajri si dhe Astmer Bilali.

Mustafa Lici ka pretenduar se pas vrasjes i kanë cuar mesazh. Ai thotë që personin që i dërgoi fjalën e ka filmuar.

 

Dëshmia e Mustafa Licit

Mustafa Lici ka deklaruar se një ditë pasi i është vrarë vëllai është telefonuar

nga shtetasi G.J, i cili ka qenë i pranishëm në të njëjtën kafe me shtetasin Fatbardh Lici. Në telefon më ka thënë që du me ardh a jeni aty. Unë (Mustafa) i kam thënë mirësevjen dhe ardhsh i bardhë. Kur ka ardhur në shtëpi më ka thënë që më kanë ardhur mbrëmë me një fuoristradë të zezë dhe më kanë thirrur o G. o G. Pasi kam dalë jashtë, kam parë që në makinë ishin mbi dy persona. Njëri prej tyre më ka thënë: 'Quhem Tim Lisi dhe i thuj Licëve që gjakun e kanë të line". Unë (Mustafa), pasi kam dëgjuar këto fjalë, i kam thënë që hajde pak më vonë kur të jetë dhe Sokoli aty, që t'a dëgjoj dhe ai. G., ka ardhur sërish dhe ne, pasi ka ardhur, e kemi ulur e kemi pirë kafe dhe të gjithë bisedën e kemi të filmuar. Por unë nuk e kam besuar këtë fakt.

Lexo gjithashtu

Video

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

Një person që po arratisej nga policia është përplasur me shpejtësi të lartë me një kamion të kompanisë FedEx, teksa kalonte në një kryqëzim në shtetin e Iowa-s, në SHBA.

Një garë e veçantë sportive është zhvilluar në qytetin Aberdeen të Skocisë, ku pjesëmarrësit kanë konkurruar duke ecur me duar, me kokën poshtë dhe këmbët lart. Fituese e garës është shpallur një trajnere e CrossFit-it, e cila më parë kishte marrë titullin “Gruaja më në formë fizike në Mbretërinë e Bashkuar”. Aktiviteti ka vënë në provë forcën fizike, ekuilibrin dhe qëndrueshmërinë e pjesëmarrësve.

Tre persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë janë plagosur si pasojë e shembjes së një formacioni shkëmbor në zonën turistike të Kapadokias, në Turqi. Ngjarja ka ndodhur në zonën e muzeut të hapur të Göreme-s, një nga vendet më të njohura turistike të rajonit. Sipas raportimeve, një pjesë e një shkëmbi të madh, i njohur në këtë zonë si “oxhaku i zanave”, është shembur, duke zënë poshtë disa persona. Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e emergjencës dhe të kërkim-shpëtimit, të cilat kanë nisur punën për nxjerrjen e personave të mbetur nën dhe dhe gurë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme