Ekskluzive 5 March 2025, 14:10 Nga VNA

Kush “e vrau” Dwamenën? Si po varroset nga autoritetet një vdekje e paralajmëruar në fushën e lojës

Ndaje në Whatsapp
Kush “e vrau” Dwamenën? Si po varroset nga autoritetet një

Rafael Dowamena vdiq 11 nëntor 2023 në fushën e lojës në ndeshjen Egnatia-Partizani.

28 vjeçari ishte jo vetëm një nga të huajt më të mirë që ka shkelur në fushat shqiptare, por edhe një nga lojtarët më të mirë të kampionatit tonë në dekadat e fundit.

Sot askush nuk flet për të dhe asnjë nuk e di se cilat janë konkluzionet e prokurorisë për vdekjen e tij.

Zyrtarisht Dwamena vdiq për shkak të problemeve me zemrën, por rasti i tij ishte një tragjedi e paralajmëruar dhe askush nuk mori masa. Ganezi Dwamena kishte probleme serioze në zemër. Më 21 gusht 2017 dështoi transferimi i tij nga FC Zurich te Brighton sepse mjekët anglezë ishin të parët që zbuluan problemet e tij shëndetësore. Aq e rëndë ishte situata, sa që edhe pse Anglia është nga ato vende që të lejojnë të luash me aparatin “peacmaker” (rasti i Eriksen), ai nuk u lejua të firmoste.

Në vitin 2019 kur ishte pjesë e spanjollëve të Levantes Dwamenës i prishën kontratën për shkak se problemet në zemër po rëndoheshin.

Më pas ai shkoi te Velje në Danimarkë dhe vetëm pas 5 ndeshjesh, klubi i prishi kontratën për shkak të problemeve serioze në zemër, madje mjekët i sugjeruan ta mbyllte me futbollin. Lojtari nuk i mori parasysh këshillat dhe shkoi në Austri. Më 28 tetor 2021 ai pësoi kolaps në fushë dhe klubi “Blu Veiz Linz” e prishi menjëherë kontratën. Në të gjitha këto skuadra Dwamena kishte luajtur me aparatin “peacmaker” që e ndihmonte sa herë pësonte kolaps. Pak muaj pasi kishte firmosur me Egnatian, në një intervistë televizive, me zë dhe me figurë, Raphael Dwamena deklaroi se e kishte hequr aparatin dhe ia kishte besuar jetën Zotit.

E pabesueshme, por e vërtetë.

Në cdo vend të botës një klub normal do ta ndalonte menjëherë të luante e të stërvitej dhe do ta conte në një psiokolog për ta ndihmuar të mos luante bingo me jetën e tij. Në Shqipëri askush nuk e vuri ujin në zjarr. As mjeku i klubit, as menaxheri i tij, as drejtuesit e skuadrës dhe as trajneri.

Cmenduria vazhdoi me federatën që nuk mori asnjë masë, me ministrinë që as nuk e di c’ndodh me futbollin në vend dhe së fundmi as me prokurorinë. Dwamena u tha të gjithëve se pavarësisht se kishte pësuar disa herë kolaps në fushë, e kishte hequr aparatin në zemër dhe po luante bixhoz me jetën e tij. Duamena vdiq në fushë dhe sot asnjë nuk mban përgjegjësi. Pra vdiq sulmuesi më i mirë i sezonit deri në atë moment, dhe lojtari më i mirë i skuadrës që u shpall kampione e vendit. Asnjë nuk e di se përse ai luajti kundër cdo rregulli në një kampionat profesionist…

Video

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

Një person që po arratisej nga policia është përplasur me shpejtësi të lartë me një kamion të kompanisë FedEx, teksa kalonte në një kryqëzim në shtetin e Iowa-s, në SHBA.

Një garë e veçantë sportive është zhvilluar në qytetin Aberdeen të Skocisë, ku pjesëmarrësit kanë konkurruar duke ecur me duar, me kokën poshtë dhe këmbët lart. Fituese e garës është shpallur një trajnere e CrossFit-it, e cila më parë kishte marrë titullin “Gruaja më në formë fizike në Mbretërinë e Bashkuar”. Aktiviteti ka vënë në provë forcën fizike, ekuilibrin dhe qëndrueshmërinë e pjesëmarrësve.

Tre persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë janë plagosur si pasojë e shembjes së një formacioni shkëmbor në zonën turistike të Kapadokias, në Turqi. Ngjarja ka ndodhur në zonën e muzeut të hapur të Göreme-s, një nga vendet më të njohura turistike të rajonit. Sipas raportimeve, një pjesë e një shkëmbi të madh, i njohur në këtë zonë si “oxhaku i zanave”, është shembur, duke zënë poshtë disa persona. Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e emergjencës dhe të kërkim-shpëtimit, të cilat kanë nisur punën për nxjerrjen e personave të mbetur nën dhe dhe gurë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme