Ekskluzive 19 February 2025, 19:24 Nga VNA

Ekskluzive/ Policia e Vlorës 1 orë në ndjekje të Joni Sadikaj. I forti zhduket pa gjurmë, rrezikoi uniformat

Ndaje në Whatsapp
Ekskluzive/ Policia e Vlorës 1 orë në ndjekje të Joni

Teksa po vijonte aksionin për kapjen e Endrit Sadedinit, të cilin e vuri në pranga edhe pse ai nxori armën ndaj policëve, në drejtorinë e Vlorës mbërriti një informacion se Joni Sadikaj, një prej personazheve kontroverse të botës së krimit, po lëvizte në Pyllin e Sodës.

Me urgjencë shërbimet u vunë në ndjekje të tij, por ai arriti pas gati një ore ndjekje ti shpëtonte arrestimit. “Ai rrezikoi jetën e policëve, pasi me makinën e tij hyri në korsinë e emergjencës dhe nuk ndaloi as punonjësit të qarkullimit”, tha një burim policor.

Sadikaj është një prej personazheve e festës me alkool drogë e armë në Astir, ku një vajzë pretendoi se mbahej peng. Kur policia shkoi në vendngjarje, vajza refuzoi të bashkëpunonte dhe u bënë virale pamjet e RENEAS që hyri në apartamentin në katin e 9 përmes tarracës.

Për këtë ngjarje u shpallën në kërkim, Joni Sadikaj, Skerdi Sina, Arnold Jaho, Ogert dhe Anduen Alia. Ngjarja në Astir zbuloi se Joni Sadikaj  ishte arrestuar dhe më pas dënuar për trafik narkotikësh, pasi më 14 korrik 2017 u kap në Bogë të Kavajës, në tentativë për të trafikuar sasi të mëdha kanabisi.

Video

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

Një person që po arratisej nga policia është përplasur me shpejtësi të lartë me një kamion të kompanisë FedEx, teksa kalonte në një kryqëzim në shtetin e Iowa-s, në SHBA.

Një garë e veçantë sportive është zhvilluar në qytetin Aberdeen të Skocisë, ku pjesëmarrësit kanë konkurruar duke ecur me duar, me kokën poshtë dhe këmbët lart. Fituese e garës është shpallur një trajnere e CrossFit-it, e cila më parë kishte marrë titullin “Gruaja më në formë fizike në Mbretërinë e Bashkuar”. Aktiviteti ka vënë në provë forcën fizike, ekuilibrin dhe qëndrueshmërinë e pjesëmarrësve.

Tre persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë janë plagosur si pasojë e shembjes së një formacioni shkëmbor në zonën turistike të Kapadokias, në Turqi. Ngjarja ka ndodhur në zonën e muzeut të hapur të Göreme-s, një nga vendet më të njohura turistike të rajonit. Sipas raportimeve, një pjesë e një shkëmbi të madh, i njohur në këtë zonë si “oxhaku i zanave”, është shembur, duke zënë poshtë disa persona. Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e emergjencës dhe të kërkim-shpëtimit, të cilat kanë nisur punën për nxjerrjen e personave të mbetur nën dhe dhe gurë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme