Sociale 11 January 2025, 08:54 Nga VNA

Moti për sot/ Bien temperaturat, rreshje dëbore në disa zona të vendit

Ndaje në Whatsapp
Moti për sot/ Bien temperaturat, rreshje dëbore në disa zona

Një masë e ftohtë polare pritet të depërtojë gradualisht në Shqipëri gjatë ditëve të ardhshme, duke sjellë një rënie të ndjeshme të temperaturave. Sipas parashikimeve meteorologjike, zonat veriore dhe verilindore të vendit do të dominohen nga vranësira dhe reshje dëbore, ndërkohë që pjesa tjetër e territorit do të ketë alternime kthjellimesh dhe vranësirash të shpeshta.

Për ditën e sotme, orët e pasdites dhe në vijim pritet shtim i vranësirave, duke gjeneruar reshje shiu në ultësirën perëndimore dhe reshje dëbore në zonën malore përgjatë kufirit lindor. Temperaturat e ajrit do të regjistrojnë një rënie të dukshme, me vlerat minimale që mund të arrijnë deri në 0°C në zonat verilindore, ndërsa ato maksimale pritet të luhaten nga 17°C në jugperëndim të territorit.

Era do të fryjë mesatarisht deri e fortë në të gjithë vendin, me shpejtësi mbi 45 km/h nga drejtimi veriperëndimor, duke krijuar dallgëzim mbi 2 ballë në brigjet detare. Kjo situatë do të shkaktojë kushte të vështira për lëvizjen në disa zona dhe mund të sjellë probleme në transportin e mallrave dhe udhëtarëve, sidomos në zona malore.

Popullsia u rekomandohet të jetë e kujdesshme gjatë udhëtimeve dhe të ndjekë informacionet për kushtet atmosferike.

 

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme