Sociale 21 December 2024, 08:50 Nga VNA

Mot i ftohtë me reshje shiu e dëbore sot në Shqipëri

Ndaje në Whatsapp
Mot i ftohtë me reshje shiu e dëbore sot në Shqipëri

Territori shqiptar do të ndikohet nga masa ajrore të origjinës verilindore, duke sjellë vranësira dhe reshje shiu e dëbore në pjesën më të madhe të vendit. Reshjet do të jenë më të theksuara në pjesët veriore dhe jugore të Shqipërisë. Gjatë orëve të mesditës, pritet një largim gradual i vranësirave nga e gjithë Shqipëria, duke mundësuar kthjellime në pjesën më të madhe të territorit, megjithatë temperaturat do të mbeten të ulëta.

Në zonat malore, ngricat do të rikthehen në akset rrugore, duke përfshirë të gjithë këtë pjesë të vendit. Temperaturat e ajrit do të bien me të paktën 3°C, me vlera që luhaten nga -3°C, e cila është shënuar në Pukë, deri në 13°C në qytetet e Durrësit dhe Fierit.

Era do të fryjë me intensitet mesatar deri në të fortë, me shpejtësi mbi 50 km/h, kryesisht nga drejtimi verilindor. Kjo do të krijojë dallgëzim mbi 3 ballë në brigjet detare.

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme