Kronika 25 June 2025, 13:00 Nga VNA

Monopatinat dhe "syri qorr" i Policisë Rrugore. Si po shndërrohen monopatinat në burim aksidenti në Tiranë

Ndaje në Whatsapp
Monopatinat dhe "syri qorr" i Policisë Rrugore. Si po

 

Sot në mesditë, tre fëmijë me monopatina janë përplasur nga një taksist. Sipas raportimeve paraprake, mësohet se tre fëmijët lëviznin me dy monopatina dhe pa kaska, ndërsa ende nuk dihet mosha e saktë.

Drejtuesi i mjetit është ndaluar nga policia, dhe tre fëmijët janë dërguar në spital për të marrë ndihmë mjekësore. Dy prej tyre mësohet se gjendja shëndetësore është stabël, ndërsa për njërin raportohet se është në gjendje të rëndë.

Ngjarja nuk ka ndodhur në periferi apo mes terreneve të vështira të Shqipërisë, por në zemër të Tiranës, në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Një zonë me trafik të rënduar, rrugë kryesore dhe me parrulla policie kudo.

Megjithatë, asnjë polic nuk ndalon këto monopatina që të përmbahen ligjit dhe qarkullimit rrugor. Në vitet e fundit, monopatinat elektrike janë kthyer në një mjet shumë të përdorur për lëvizjen e përditshme, veçanërisht në qytetet e mëdha të Shqipërisë.

Ligji dhe rregulloret në fuqi

Për t’u përshtatur me këtë realitet të ri urban, Shqipëria ka përfshirë monopatinat elektrike në kuadrin ligjor, duke i konsideruar ato si mjete të lehta elektrike me dy rrota. Ligji përcakton qartë kushtet për përdorimin e tyre, si dhe përgjegjësitë e përdoruesve në rrugë publike.

Lejohet:

• Deri në 25 km/h në rrugë të zakonshme dhe deri në 6 km/h në trotuare apo zona për këmbësorë.

• Përdorimi në korsitë e biçikletave është i preferuar dhe i rekomanduar.

• Mosha minimale për drejtim është 14 vjeç.

• Monopatinat duhet të përdoren vetëm nga një person njëherësh.

Ndalohet:

• Qarkullimi në autostrada dhe rrugë me trafik të rënduar.

• Përdorimi nën ndikimin e alkoolit apo substancave të tjera.

• Përdorimi i celularit gjatë drejtimit, nëse nuk është me pajisje hands-free.

• Transportimi i pasagjerëve në monopatinë.

Siguria:

Për të garantuar sigurinë e përdoruesve dhe këmbësorëve, monopatinat duhet të jenë të pajisura me:

• Dritë përpara dhe pas.

• Reflektues anësorë.

• Zile ose sistem sinjalizimi akustik.

• Sisteme efektive frenimi.

• Kaskë mbrojtëse për drejtuesit nën 18 vjeç.

Në fakt, monopatinat janë konsideruar një mjet i rrezikshëm transporti në shumë qytete europiane, të cilat e kanë ndaluar përdorimin e tyre. Dhe kur kjo ndodh në Europë, imagjinoni në Tiranën kaotike dhe me trafik të rënduar përdorues të monopatinave elektrike, të cilët në rastin më të mirë nuk ndjekin as rregullat standard të qarkullimit dhe shndërrohen në rrezik për veten, por edhe për këmbësorët që detyrohen të ndjekin rregulla të reja për drejtuesit e monopatinave.

Video

Ç’të bën vëllai, s’ta bën as opozita.

“A mendoni se po shihni një revolucion këtu?” Kështu i përgjigjet Edi Rama gazetarit amerikan Andrew Callaghan, kur ai e pyet për protestat e lëvizjes “Revolucioni i Flamingove” dhe për qytetarët që kërkojnë ndryshim. Rama thotë se protestuesit kanë të drejtë të dalin në rrugë. Por intervista nuk shkon deri në fund: sipas Channel 5, kryeministri largohet gjatë bisedës, e cila ishte pjesë e një investigimi më të gjerë ku trajtohen edhe raportet e tij me Jared Kushner.

Hajdari i përvishet Veliajt për “çorbën e fantazive”, por për Ramën asnjë fjalë

Në protestë…

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme