Kronika 25 June 2025, 10:23 Nga VNA

Revokoi masën "arrest shtëpie", Gjykata e Lartë rrëzon kërkesën e Malltezit

Ndaje në Whatsapp
Revokoi masën "arrest shtëpie", Gjykata e Lartë

Gjykata e Lartë vendos mospranimin e rekursit të Jamarbër Malltezit, dhëndrit të ish-kryeministrit Sali Berisha.

Malltezi kërkonte revokimin e masës së sigurisë “arrest në shtëpi”, duke argumentuar se po mbahet padrejtësisht nën këtë masë dhe se nuk ekzistojnë kushtet dhe kriteret.

Jamarbër Malltezi është i pandehur për akuzën e korrupsionit kryer në bashkëpunim me vjehrrin e tij, Sali Berisha, në dosjen “Partizani”.

Ndaj Malltezit rëndon edhe akuza e pastrimit të parave. Seanca e parë e themelit për dosjen “Partizani”, me të pandehur kryesor Berishën, nis në Gjykatën e Posaçme më datë 30 qershor.

Video

Ç’të bën vëllai, s’ta bën as opozita.

“A mendoni se po shihni një revolucion këtu?” Kështu i përgjigjet Edi Rama gazetarit amerikan Andrew Callaghan, kur ai e pyet për protestat e lëvizjes “Revolucioni i Flamingove” dhe për qytetarët që kërkojnë ndryshim. Rama thotë se protestuesit kanë të drejtë të dalin në rrugë. Por intervista nuk shkon deri në fund: sipas Channel 5, kryeministri largohet gjatë bisedës, e cila ishte pjesë e një investigimi më të gjerë ku trajtohen edhe raportet e tij me Jared Kushner.

Hajdari i përvishet Veliajt për “çorbën e fantazive”, por për Ramën asnjë fjalë

Në protestë…

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme