Kronika 25 June 2025, 07:47 Nga VNA

Tritol në një biznes në Vlorë, kamera sigurisë kap autorin e maskuar, pronari mohon konflikte

Ndaje në Whatsapp
Tritol në një biznes në Vlorë, kamera sigurisë kap

Një kamera sigurie ka filmuar autorin e dyshuar të vendosjes së një sasie tritoli në një biznes në rrugën Transballkanike në Vlorë, në pronësi të Vasillaq Bezhanit. Biznesi, që funksionon si dyqan për shitje dhe servis motomjetesh, ndodhet në lagjen “Bashkimi” dhe nga shpërthimi nuk ka të lënduar, por vetëm dëme materiale. Nga pamjet filmike rezulton se autori i dyshuar është i maskuar. Pronari i biznesit ka mohuar të ketë konflikte.

“Vlorë/Informacion paraprak”

Rreth orës 23:00, në lagjen “Bashkimi”, në dritaren e një servisi motorësh, në pronësi të shtetasit V. B., ka shpërthyer një sasi lënde e dyshuar plasëse, ku si pasojë janë shkaktuar vetëm dëme të vogla materiale”, thuhet në njoftimin e policisë.

Video

Ç’të bën vëllai, s’ta bën as opozita.

“A mendoni se po shihni një revolucion këtu?” Kështu i përgjigjet Edi Rama gazetarit amerikan Andrew Callaghan, kur ai e pyet për protestat e lëvizjes “Revolucioni i Flamingove” dhe për qytetarët që kërkojnë ndryshim. Rama thotë se protestuesit kanë të drejtë të dalin në rrugë. Por intervista nuk shkon deri në fund: sipas Channel 5, kryeministri largohet gjatë bisedës, e cila ishte pjesë e një investigimi më të gjerë ku trajtohen edhe raportet e tij me Jared Kushner.

Hajdari i përvishet Veliajt për “çorbën e fantazive”, por për Ramën asnjë fjalë

Në protestë…

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme