Kronika 12 September 2024, 17:16 Nga VNA

Mjeku refuzoi t’i jepte raport mjekësor pa qenë prezente bashkëshortja, 54-vjeçari e godet me një send në kokë

Ndaje në Whatsapp
Mjeku refuzoi t’i jepte raport mjekësor pa qenë prezente

Policia ka arrestuar një 54-vjeçar me inicialet N.M në fshatin Marikaj, pasi ka goditur mjekun e familjes.

Mësohet se 54-vjeçari ka shkuar në qendrën shëndetësore dhe i ka kërkuar mjekut të qendrës me iniciale E.B një raport mjekësor për bashkëshorten e tij.

Pasi mjeku ka refuzuar të plotësojë raportin pa qenë e pranishme bashkëshortja, shtetasi N. M. dyshohet se e ka goditur mjekun, me një send të fortë në kokë.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 7 arrestuan shtetasin N. M., 54 vjeç, banues në Marikaj, për veprën penale "Goditjet për shkak të detyrës", parashikuar nga neni 237 i Kodit Penal.

Ky shtetas ka shkuar në një qendër shëndetësore dhe i ka kërkuar mjekut të qendrës, shtetasit E. B., një raport mjekësor për bashkëshorten e tij. Pasi mjeku ka refuzuar të plotësojë raportin pa qenë e pranishme bashkëshortja, shtetasi N. M. dyshohet se e ka goditur mjekun, me një send të fortë në kokë.

Materialet i kaluan Prokurorisë.

Video

Policia që duam

Pas përplasjes, protestuesit rikthehen sërish tek Kryeministria

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme