Kronika 11 September 2024, 11:02 Nga VNA

Gërdeci/ Mediu kërkon të ripërsëritet akt ekspertimi për dëmin ekonomik

Ndaje në Whatsapp
Gërdeci/ Mediu kërkon të ripërsëritet akt ekspertimi

Ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu, i cili po gjykohet për tragjedinë e Gërdecit u kërkoi Gjykatës së Posaçme të ripërsërisë pjesërisht akt ekspertimin e dëmit ekonomiko financiar për ngjarjen tragjike.

Avokatët e të pandehurit thanë ekspertët që kanë përpiluar aktin nuk kanë marrë parasysh një shkresë të kombinatit mekanik të Poliçanit, të vitit 2007, ku përllogariten kostot e demontimit të municioneve.

Keto të dhëna të kësaj shkrese i kanë  konsideruar të falsifikuara.

Henrik Ligori tha se u kallëzuan penalisht tre zyrtarë të kombinatit nën dyshimet për falsifikim. Por, me vonë gjykatat e kanë pushuar akuzën ndaj tyre.

Në këto rrethana - u shpreh avokati-  të dhënat e shkresës në fjalë kanë qenë të sakta.

Ndërsa në vijim i kërkoi gjykatës të marrë në cilësinë e provës tre vendimet gjyqësore e të urdhërojë kryerjen e një akt-ekspertimi të pjesshëm.

Video

Policia që duam

Pas përplasjes, protestuesit rikthehen sërish tek Kryeministria

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme