Kronika 10 September 2024, 10:59 Nga VNA

Zhdukja e Jan Prengës/ Kalon për gjykim Altin Hajri, kreu grupit në Shijak

Ndaje në Whatsapp
Zhdukja e Jan Prengës/ Kalon për gjykim Altin Hajri, kreu grupit

Gjykata e posaçme ka vendosur kalimin për gjykim të çështjes në ngarkim të Altin Hajrit, kreut të grupit kriminal që vepronte në Shijak.

Hajri akuzohet për rrëmbimin dhe zhdukjen e Jan Prengës në janar të 2020. Hajri është në mungesë pasi nuk është bërë e mundur gjetja e tij.

Nderkohë grupi është ndarë në disa pjese. Me herët gjykata ka dënuar Festim Bexhdilin me burgim të përjetshëm ndërkohë ka nisur gjykimi për Dritan Rexhepin dhe të pandehurit e tjerë, proces i cili është drejt fazave të fundit.

Jan Prenga u rrembye në Kamëz për shkak se i vëllai i tij dyshohet se kishte vjedhur një sasi droge në Angli. Për shkak të dhunës së ushtruar, në automjetin tip Range Rover, ai humbi jetën rrugës për në një resort në Shijak aty ku shikohet i pajetë për herë të fundit në pamjet e kamerave të sigurisë.

Trupi i Prengës nuk është gjetur as sot e kësaj dite.

Video

Policia që duam

Pas përplasjes, protestuesit rikthehen sërish tek Kryeministria

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme