Kronika 10 September 2024, 15:15 Nga VNA

Vrasja në Roskovec/ Policia: Altin Kuka vrau xhaxha e nip me automatik

Ndaje në Whatsapp
Vrasja në Roskovec/ Policia: Altin Kuka vrau xhaxha e nip me automatik
Detaje të reja janë mësuar rreth ngjarjes së mesditës ku mbetën të vrarë dy persona në fshatin Kurjan në Roskovec të Fierit. Në një njoftim zyrtar Policia e Shtetit njofton se autori, Altin Kuka ka qëlluar mbi xhaxhain dhe nipin me automatik.

Roskovec/Informacion paraprak

Rreth orës 14:00, në fshatin Kurjan, Roskovec, në rrethana ende të paqarta, shtetasi A. K., 49 vjeç, dyshohet se ka vrarë me armë zjarri, shtetasit L. K. dhe G. K. Shërbimet e Policisë po shoqërojnë në Komisariat, autorin e dyshuar të ngjarjes, shtetasin A. K. Gjithashtu, shërbimet e Policisë kanë sekuestruar armën e dyshuar të krimit (armë zjarri automatike). Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe dokumentimin ligjor të kësaj ngjarjeje.

Video

Policia që duam

Pas përplasjes, protestuesit rikthehen sërish tek Kryeministria

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme