Politika 24 October 2024, 14:46 Nga VNA

"Meta u rrëmbye", Blushi thirrje për rezistencë qytetare: Dum Dumani braktisi sallën e gjyqit 

Ndaje në Whatsapp
"Meta u rrëmbye", Blushi thirrje për rezistencë

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi bëri thirrje për rezistencë qytetare. Sipas tij, Shqipëria është e fundit në Ballkan e Europë për drejtësinë dhe se reforma në drejtësi është Ramareformë.

Blushi: "Kallëzuesit e Metës janë kallëzues të rremë dhe Ilir Meta u rrëmbye në mënyrë kriminale. Presidenti i vendit u rrëmbye. Mafia në Shqipëri ka shtetin e vet. Rrëmbimi terrorist i Metës, e ngjashme me grupet paramilitare të Arkanit, ishte vula përfundimtare e faktit se mafia ka drejtësinë e saj në këtë vend. Mbi presidentin e PL Ilir Meta ka akuza të stisura. Meta e çmontoi në gjyq Dum-dumanin, duke detyruar këtë qen sulmi të braktiste sallën e gjyqit. Presidenti i Partisë së Lirisë është sot në burg politik, pasi ka mbrojtur interesin kombëtar dhe sovranitetin e Republikës së Shqipërisë, ka mbrojtjur pa kompromis kufijtë e Kosovës. Qytetarët janë sot më të kërcënuar se kurrë. Rezistenca është e vetmja rrugë përballë mafies shtetërore".

Video

Policia që duam

Pas përplasjes, protestuesit rikthehen sërish tek Kryeministria

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme