Politika 23 October 2024, 19:28 Nga VNA

GJKKO e la në burg, ja ku do të dërgohet Ilir Meta

Ndaje në Whatsapp
GJKKO e la në burg, ja ku do të dërgohet Ilir Meta

Pasi u la në qeli nga GJKKO, ish-presidenti Ilir Meta do të dërgohet te paraburgimi ‘313’.

Seanca gjyqësore ndaj kreut të Partisë së Lirisë dhe ish-bashkëshortes së tij Monika Kryemadhi përfundoi rreth orës 18:00, pas disa orësh përplasje mes Metës dhe gjyqtarëve.

Ish-presidenti ka kaluar dy netë në bllokun e sigurisë tek Mine Peza dhe pas seancës së sotme në GJKKO, ku ndodhet për konfirmimin e masës së sigurisë, do të dërgohet në qelitë e paraburgimit.

GJKKO gjithashtu rikonfirmoi masën detyrim paraqitje për Monika Kryemadhin, detyrim paraqitje për Ema Çokun, ndërsa ka ndryshuar masën për Pirro Xhixhon, për të cilin është vendosur masa “detyrim paraqitje” nga arrest shtëpie që ishte.

Video

Policia që duam

Pas përplasjes, protestuesit rikthehen sërish tek Kryeministria

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme