Politika 23 October 2024, 18:25 Nga VNA

Përfundon seanca në GJKKO: Ilir Meta mbetet në burg, ja masa për Monika Kryemadhin

Ndaje në Whatsapp

Ka përfunduar seanca gjyqësore në GJKKO për masat e sigurisë ndaj ish-presidentit Ilir Meta, deputetes Monika Kryemadhi, Pirro Xhixhos dhe Ema Çokut.

GJKKO rikonfirmoi masën e arrestit me burg për Ilir Metën, ndërsa për Monika Kryemadhin u vendos masa e detyrimit për të paraqitur në policinë gjyqësore.

Po ashtu, GJKKO rikonfirmoi masën e detyrimit për paraqitje edhe për Ema Çokun, ndërsa për Pirro Xhixhon u ndryshua masa, duke kaluar nga arrest shtëpie në detyrim paraqitje.

Seanca zgjati disa orë dhe u karakterizua nga përplasje të forta mes Metës dhe gjyqtarëve.

 

Video

Policia që duam

Pas përplasjes, protestuesit rikthehen sërish tek Kryeministria

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme