Politika 23 October 2024, 19:09 Nga VNA

Fundi politik në dyert e drejtësisë? Monika Kryemadhi: I kam tre trashëgimtar që do e ndjekin këtë gjë

Ndaje në Whatsapp
Fundi politik në dyert e drejtësisë? Monika Kryemadhi: I kam tre

E pyetur nga media nëse ndihet e keqardhur që karriera politike po merr fund në dyert e drejtësisë dhe ndërkohë që ndaj saj dhe Ilir Metës ka perceptim të lartë për korrupsion, Monika Kryemadhi tha se Kryemadhi tha se me durim cështjes do ti shkojë deri në fund dhe se mund të nisë një karrierë të re që e trasformon politikën.

“Mund të mbyllësh karrierën politike po mund të hapësh një tjetër karrierë që e transformon, politikën. Nuk mund të lejoj një sistem drejtësie i kapur të më bëjë pis mua. Do kaloj të gjitha shkallët me durim, qetësi. Për telefonin jam në Gjykatë Kushtetuese më pas do të shkoj në Strasburg. Kur ti vijë koha. Edhe kur të vdes kam tre trashëgimtarë që do e ndjekin këtë gjë, por çështja është tek rasti. Kanë hapur një precedent shumë të shëmtuar”, theksoi Kryemadhi.

Ajo kujtoi se SPAK ka hetuar dhe operacionet e saj, por i tërhoqi vëmendjen institucionit të akuzës të hetojë dhe njerëzit e pushtetit.

“Nëse operacioni i Monikës ka kushtuar 6 500 euro, 5 mijë euro rezonanca, kjo apo jo, se si do të dalin dhëmbët e Edi Ramës në Dubai e operacionet e shoqërisë së Erjon Veliajt”, theksoi ajo.

Dekleratat Kryemadhi i bëri teksa la Gjykatën e Posacme ku u njoh me masën detyrim paraqitje.

Meta-Kryemadhi akuzohen për korrupsion, pastrim parash dhe fshehje pasurie.

Video

Policia që duam

Pas përplasjes, protestuesit rikthehen sërish tek Kryeministria

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme