Politika 24 October 2024, 09:40 Nga VNA

Emërimi i Enkelejd Musabelliut: Një riciklim politik për reformën e dështuar të pensioneve?

Ndaje në Whatsapp
Emërimi i Enkelejd Musabelliut: Një riciklim politik për

Enkelejd Musabelliu është zëvendësministri i ri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit. Një emër thuajse i panjohur për publikun, Musabelliu pritet të jetë një nga personat që do të merret me reformën e pensioneve, një politikë qeveritare e paralajmëruar këto ditë nga Kryeministri Edi Rama.

Zoti Musabelliu ka punuar më parë në sektorin e pensioneve së bashku me Erion Veliajn. Gjatë periudhës 2013-2015, ai ka mbajtur pozicionin e Këshilltarit të Ministrit të atëhershëm të Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, ku u angazhua kryesisht në reformën e pensioneve të vitit 2014. Kjo reformë, megjithatë, dështoi si në teori ashtu edhe në praktikë, duke sjellë përsëritjen e problematikave dhe nevojën për një reformë të re. Çuditërisht, të njëjtët njerëz që dështuan herën e parë do të jenë sërish pjesë e procesit. Riciklimi i figurave të besuara të Erion Veliajt ndoshta është një taktikë politike e Kryeministrit, por për publikun kjo duket thjesht si një formë për të risjellë në skenë individë pa ndonjë përvojë të shquar në fushën e pensioneve. Për më tepër, Enkelejd Musabelliu është diplomuar për filozofi në Universitetin e Tiranës.

Video

Policia që duam

Pas përplasjes, protestuesit rikthehen sërish tek Kryeministria

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme