Kronika 21 January 2025, 17:07 Nga VNA

Masakra e Urës Vajgurore/ Prokuroria kërkon burgim të përjetshëm për Fran Marashin

Ndaje në Whatsapp
Masakra e Urës Vajgurore/ Prokuroria kërkon burgim të

Fran Marashi rrezikon të dënohet me burgim të përjetshëm. Kërkesa është bërë nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Marashi akuzohet për ngjarjen e njohur si “Masakra e Urës Vajgurore”, ku u vranë pesë punonjës policie.

Ngjarja e rëndë, e ndodhur 28 vite më parë, riktheu vëmendjen pas vendimit të Gjykatës së Lartë për rigjykimin e dosjes. Pas arrestimit dhe ekstradimit të tij në Shqipëri, Marashi ka kundërshtuar procesin ligjor, duke pretenduar se nuk i janë respektuar të drejtat e tij për një gjykim të drejtë.

Në deklaratat e tij, Marashi ka argumentuar se nuk kishte dijeni për procesin gjyqësor të zhvilluar në mungesë gjatë viteve 1999-2000, ku ai u shpall fajtor. Ai ka theksuar se ky fakt cenon të drejtën e tij për t'u mbrojtur dhe për një proces të rregullt ligjor, duke kërkuar shqyrtim të drejtë të rastit.

Ndërkohë, Prokuroria e Posaçme ka theksuar se provat e administruara dhe dëshmitë janë të mjaftueshme për të mbështetur akuzën dhe kërkesën për dënim maksimal. Gjykata pritet të marrë vendimin e saj në javët e ardhshme, duke vendosur nëse do të pranojë argumentet e mbrojtjes apo do të miratojë kërkesën e Prokurorisë.

Ngjarja tragjike ka mbetur në kujtesën publike si një prej sulmeve më të rënda ndaj forcave të rendit, ndërsa familjarët e viktimave presin drejtësi pas kaq shumë vitesh.

Video

Dyqanet e markave luksoze në rrugën e njohur Kurfürstendamm, një nga zonat kryesore tregtare të Berlinit, kanë nisur të marrin masa mbrojtëse përpara protestave të të rinjve, të planifikuara për të shtunën. Pronarët e bizneseve po mbulojnë vitrinat dhe hyrjet e dyqaneve me panele druri, me qëllim parandalimin e dëmeve të mundshme gjatë protestave. Kurfürstendamm është një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit gjerman, e njohur për dyqanet e markave ndërkombëtare, butikët luksozë dhe aktivitetin e lartë tregtar.

Me këngë dhe valle është pritur dalja nga spitali e pacientes së fundit të trajtuar për Ebola në një qendër shëndetësore në Mongbwalu, në Republikën Demokratike të Kongos. Personeli mjekësor dhe banorët vendas festuan këtë moment të rëndësishëm, ndërsa organizata Mjekët pa Kufij (MSF) njoftoi se për herë të parë që nga muaji maj, në këtë qendër nuk ka më pacientë me Ebola. Megjithatë, epidemia vijon të mbetet shqetësuese. Sipas autoriteteve shëndetësore, janë regjistruar mbi 10 mijë raste të konfirmuara në Afrikë, shumica në Kongo.

Dyqanet e markave luksoze në rrugën e njohur Kurfürstendamm, një nga zonat kryesore tregtare të Berlinit, kanë nisur të marrin masa mbrojtëse përpara protestave të të rinjve, të planifikuara për të shtunën. Pronarët e bizneseve po mbulojnë vitrinat dhe hyrjet e dyqaneve me panele druri, me qëllim parandalimin e dëmeve të mundshme gjatë protestave. Kurfürstendamm është një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit gjerman, e njohur për dyqanet e markave ndërkombëtare, butikët luksozë dhe aktivitetin e lartë tregtar.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme