Kronika 21 January 2025, 13:13 Nga VNA

Dhuna në familjen mbretërore/ Vendimi për Princ Lekën dhe Elia Zaharian

Ndaje në Whatsapp
Dhuna në familjen mbretërore/ Vendimi për Princ Lekën dhe
Gjykata e Tiranës dënoi me  16 muaj shërbim prove per akuzën e dhunës në familje. Dënimi fillestar ishte 1 vit burgim që për shkak të gjykimit të shkurtuar u reduktua në 8 muaj dhe më pas kinvertua në shërbim prove. Gjergj Zaharia ish-vjehrri i Princ Lekës u dënua me 10 muaj burg. Për shkak të gjykimit të shkurtuar iu reduktua në 6 muaj dhe konvertua më pas në 1 vit e 40 ditë shërbim prove. Aktorja Elia Zaharia u shpall e pafajshme nga gjykata. Pamjet e dhunës në familjen mbretërore bënë xhiron e rrjetit. Princ Leka dhe Elia Zaharia janë divorcuar tashmë. Ata janë prindër të një vajze. Njoftimi
Deklarimin fajtor të të pandehurit L.. Z. për veprën penalete "Dhuna në familje", e parashikuar nga neni 130/a/4 iK.Penal në dëm të viktimës Gj. Z. dhe dënimin e tij me 10(dhjetë) muaj burgim.
2. Deklarimin fajtor të të pandehurit L. . Z. për veprën penaletë "Dhuna në familje", e parashikuar nga neni 130/a/1 iK.Penal në dëm të viktimës E. Z. dhe dënimin e tij me 3 (tre) muaj burgim.
3. Në aplikim tê nenit 55 të K.Penal, bashkimin e dēnimevepër tê pandehurin L. . Z. në një të vetëm atë prej 12(dymbëdhjetë) muaj burgim.
4. Nê aplikim të nenit 406 të K.Pr.Penale dënimin e tëpandehurit përfundimisht me 8 (tetë) muaj burgim.
5. Në aplikim të nenit 59 të Kodit Penal, Gjykata urdhëronpezullimin e ekzekutimit të dënimit me burgim dhe vëniene të pandehurit, në provë për një periudhë prej 16 muajsh, me kusht qẽ gjate kohës sẽ provës, e pandehuri tê moskryejë asnjë vepër tjeter penale.
6. Në aplikim të nenit 60/9 të K.Penal, urdhërohet i pandehuri, të mos shoqërohet me persona të dënuar.
7. Në zbatim tẽ nenit 61 i K. Penal, i pandehuri detyrohet tëmbaje kontakte me Zyrën e Shërbimit të Provës, duke zbatuar kushtet dhe detyrimet e caktuara nga Gjykata.
8. Në zbatim të nenit 61 të Kodit Penal, i pandehuri detyrohettë marrë pëlqimin e shërbimit të provës për ndryshimin e vendbanimit, qëndrës së punës, apo për lëvizjet e shpeshtabrenda vendit.
9. Afati i provës fillon nga e nesërmja e marrjes formë tëprerë te këtij vendimi.
10. Një kopje e këtij vendimi i komunikohet zyrtarishtmenjeherë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parëtë Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë si dhe Zyrës sëShërbimit të Provës Tiranë.
11. Deklarimin fajtor të të pandehurit Gj. Z., për veprënpenale "Dhuna në familje", parashikuar nga neni 130/a/4 iK.Penal nẽ dëm të L. . Z., dhe në bazë të kësaj dispozitedënimin e tij me 10 (dhjetë) muaj burgim.
12. Ne aplikim tẽ nenit 406 të K.Pr.Penale uljen e 1/3-ës sëdënimit, duke e dënuar perfundimisht të pandehurin Gj. Z., me 6 muaj e 20 dite burgim.
13. Në aplikim tê nenit 59 te Kodit Penal, Gjykata urdheronpezullimin e ekzekutimit të dënimit me burgim dhe vëniene të pandehurit, në provë per një periudhë prej 1 vit e 40 ditë, me kusht që gjatë kohës së provës, i pandehuri të moskryejë asnjë vepër tjetër penale.
14. Në aplikim të nenit 60/9 të K.Penal, urdhërohet ipandehuri, të mos shoqërohet me persona të dënuar.
15. Në zbatim të nenit 61 i K. Penal, i pandehuri detyrohet tëmbaje kontakte me Zyrën e Shërbimit të Provës, duke zbatuar kushtet dhe detyrimet e caktuara nga Gjykata.
16. Në zbatim të nenit 61 të Kodit Penal, i pandehuridetyrohet të marrë pëlqimin e shërbimit të provës përndryshimin e vendbanimit, qëndrës së punës, apo përlëvizjet e shpeshta brenda vendit.
17. Afati i provës fillon nga e nesërmja e marrjes formë tëprerë të këtij vendimi.
18. Një kopje e këtij vendimi i komunikohet zyrtarishtmenjëherë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parëtë Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë si dhe Zyrës sëShërbimit të

Provës, Tiranë.

19. Deklarimin e pafajshme të të pandehurës E. Z. Z., pērveprën penale "Dhuna në familje" parashikuar nga neni130/a/1 i K.Penal në dëm të L. . Z., në bazë të nenit 388/1/ b të K. Pr. Penale, pasi fakti nuk përbën vepër penale.
20. Shpenzimet proçedurale, si dhe ato giyqësore në terësi, ingarkohen të pandehurve (të deklaruar fajtorë) në mënyrësolidare.
21. Kunder këtij vendimi lejohet ankim në Gjykatën e Apelittë Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, brenda 15 (pesëmbëdhjete) ditëve, duke filluar ky afat nga dita e komunikimit të këtij vendimi të arsyetuar.
22. U shpall, sot nẽ Tiranë, në datë 20.01.2025.

 

Video

Fabrika e kafes në Pogradec është përfshirë nga flakët mbrëmjen e së premtes. Kjo është hera e dytë brenda një periudhe të shkurtër që ky objekt përballet me një vatër zjarri. Menjëherë në vendngjarje kanë ndërhyrë forcat zjarrfikëse për të vënë situatën nën kontroll. Nga përfshirja e flakëve fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar apo viktima. Megjithatë, një pjesë e konsiderueshme e objektit ka pësuar dëme të shumta materiale. Policia ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e plota të kësaj ngjarjeje.

Dyqanet e markave luksoze në rrugën e njohur Kurfürstendamm, një nga zonat kryesore tregtare të Berlinit, kanë nisur të marrin masa mbrojtëse përpara protestave të të rinjve, të planifikuara për të shtunën. Pronarët e bizneseve po mbulojnë vitrinat dhe hyrjet e dyqaneve me panele druri, me qëllim parandalimin e dëmeve të mundshme gjatë protestave. Kurfürstendamm është një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit gjerman, e njohur për dyqanet e markave ndërkombëtare, butikët luksozë dhe aktivitetin e lartë tregtar.

Me këngë dhe valle është pritur dalja nga spitali e pacientes së fundit të trajtuar për Ebola në një qendër shëndetësore në Mongbwalu, në Republikën Demokratike të Kongos. Personeli mjekësor dhe banorët vendas festuan këtë moment të rëndësishëm, ndërsa organizata Mjekët pa Kufij (MSF) njoftoi se për herë të parë që nga muaji maj, në këtë qendër nuk ka më pacientë me Ebola. Megjithatë, epidemia vijon të mbetet shqetësuese. Sipas autoriteteve shëndetësore, janë regjistruar mbi 10 mijë raste të konfirmuara në Afrikë, shumica në Kongo.

Dyqanet e markave luksoze në rrugën e njohur Kurfürstendamm, një nga zonat kryesore tregtare të Berlinit, kanë nisur të marrin masa mbrojtëse përpara protestave të të rinjve, të planifikuara për të shtunën. Pronarët e bizneseve po mbulojnë vitrinat dhe hyrjet e dyqaneve me panele druri, me qëllim parandalimin e dëmeve të mundshme gjatë protestave. Kurfürstendamm është një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit gjerman, e njohur për dyqanet e markave ndërkombëtare, butikët luksozë dhe aktivitetin e lartë tregtar.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme