Kronika 20 January 2025, 15:56 Nga VNA

Afera e inceneratorit të Tiranës, Dumani: Po hetohet zbatimi i kontratës dhe destinacioni i fondeve

Ndaje në Whatsapp
Afera e inceneratorit të Tiranës, Dumani: Po hetohet zbatimi i

Kreu i SPAK, Altin Dumani, ngriti sërish shqetësimin për mungesën e bashkëpunimit nga institucionet shtetërore, të cilat bëjnë shumë pak referime për veprat penale, duke lënë të kuptohet se institucioni që ai drejton shpesh ndodhet i vetëm në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.

“Ka institucione që lënë për të dëshiruar, por SPAK i ka inkurajuar vazhdimisht që të procedojnë me kallëzime në rastet kur kanë dyshime për shkelje të ligjit,” deklaroi Dumani.

I pyetur për hetimet lidhur me aferën e inceneratorit të Tiranës, kryeprokurori bëri të ditur se hetimet fokusohen në destinacionin e fondeve dhe mënyrën e zbatimit të kontratës.

“Pjesë e hetimit është edhe zbatimi i kontratës. Në momentin që u vendos sekuestrimi, Inceneratori i Tiranës kaloi nën administrimin e shtetit. Administratori ka detyrimin për ta menaxhuar dhe është përgjegjës për fondet,” sqaroi ai.

Për këtë aferë, SPAK po heton gjithashtu rolin e kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.

Video

Fabrika e kafes në Pogradec është përfshirë nga flakët mbrëmjen e së premtes. Kjo është hera e dytë brenda një periudhe të shkurtër që ky objekt përballet me një vatër zjarri. Menjëherë në vendngjarje kanë ndërhyrë forcat zjarrfikëse për të vënë situatën nën kontroll. Nga përfshirja e flakëve fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar apo viktima. Megjithatë, një pjesë e konsiderueshme e objektit ka pësuar dëme të shumta materiale. Policia ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e plota të kësaj ngjarjeje.

Dyqanet e markave luksoze në rrugën e njohur Kurfürstendamm, një nga zonat kryesore tregtare të Berlinit, kanë nisur të marrin masa mbrojtëse përpara protestave të të rinjve, të planifikuara për të shtunën. Pronarët e bizneseve po mbulojnë vitrinat dhe hyrjet e dyqaneve me panele druri, me qëllim parandalimin e dëmeve të mundshme gjatë protestave. Kurfürstendamm është një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit gjerman, e njohur për dyqanet e markave ndërkombëtare, butikët luksozë dhe aktivitetin e lartë tregtar.

Me këngë dhe valle është pritur dalja nga spitali e pacientes së fundit të trajtuar për Ebola në një qendër shëndetësore në Mongbwalu, në Republikën Demokratike të Kongos. Personeli mjekësor dhe banorët vendas festuan këtë moment të rëndësishëm, ndërsa organizata Mjekët pa Kufij (MSF) njoftoi se për herë të parë që nga muaji maj, në këtë qendër nuk ka më pacientë me Ebola. Megjithatë, epidemia vijon të mbetet shqetësuese. Sipas autoriteteve shëndetësore, janë regjistruar mbi 10 mijë raste të konfirmuara në Afrikë, shumica në Kongo.

Dyqanet e markave luksoze në rrugën e njohur Kurfürstendamm, një nga zonat kryesore tregtare të Berlinit, kanë nisur të marrin masa mbrojtëse përpara protestave të të rinjve, të planifikuara për të shtunën. Pronarët e bizneseve po mbulojnë vitrinat dhe hyrjet e dyqaneve me panele druri, me qëllim parandalimin e dëmeve të mundshme gjatë protestave. Kurfürstendamm është një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit gjerman, e njohur për dyqanet e markave ndërkombëtare, butikët luksozë dhe aktivitetin e lartë tregtar.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme