Kronika 19 January 2025, 22:08 Nga VNA

Detaje nga aksioni ndaj trafikantëve të drogës në Spanjë, 7 shqiptarët u arrestuan me 1.1 ton kokainë (Video)

Ndaje në Whatsapp
Detaje nga aksioni ndaj trafikantëve të drogës në

Një histori si në filma ka qenë ajo e shtatë shqiptarëve dhe një shtetasi spanjoll të kapur gjatë kësaj jave me 1,1 ton kokainë në mjet lundrues.

Mediat spanjolle raportojnë se në momentin që u arrestuan, ekuipazhi kishte kaluar 19 ditë në det të hapur, në kushte aspak të mira.

Mësohet se në mënyrë që të përballonin detin dhe të ruanin ngarkesë, trafikantët kishin mundësinë të flinin vetëm një orë gjumë në ditë. Ndërsa në momentin e ndalimit atyre u është ofruar edhe ndihmë mjekësore, për të cilën kishin nevojë.

”La Voz de Galicia” raporton se skafi me të cilin lundronin shqiptarët ishte 12 metra i gjatë, pa kabinë dhe vazhdimisht hapësira e përcaktuar për ekuipazhin mbushej me ujë.

Brenda saj u gjetën furnizime, shishe uji të pijshëm dhe karburanti.

Arrestimi i shqiptarëve u bë në zonën e Rego do Alcalde, në të njëjtën zonë ku një tjetër gomone me karakteristika të ngjashme u shfaq në prag të Krishtlindjeve.

Në kuadër të këtij të ashtuquajturi “Operacioni Barona”, agjentët sekuestruan edhe një pistoletë, automjete dhe pajisje komunikimi,

Që nga nëntori i vitit të kaluar, kjo organizatë shqiptare me qendër në rajonin e Salnés ka qenë nën vëzhgim.

Në mesin e muajit dhjetor u konstatua se kjo gomone e shpejtë po nisej për në det të hapur me katër persona në bord dhe në orët e para të së mërkurës një grup i Policisë Kombëtare i ka kapur në momentin kur po zbarkonin mallin, duke arrestuar edhe ata të cilët ishin përgatitur për ta ngarkuar dhe transportuar.

 

Video

Fabrika e kafes në Pogradec është përfshirë nga flakët mbrëmjen e së premtes. Kjo është hera e dytë brenda një periudhe të shkurtër që ky objekt përballet me një vatër zjarri. Menjëherë në vendngjarje kanë ndërhyrë forcat zjarrfikëse për të vënë situatën nën kontroll. Nga përfshirja e flakëve fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar apo viktima. Megjithatë, një pjesë e konsiderueshme e objektit ka pësuar dëme të shumta materiale. Policia ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e plota të kësaj ngjarjeje.

Dyqanet e markave luksoze në rrugën e njohur Kurfürstendamm, një nga zonat kryesore tregtare të Berlinit, kanë nisur të marrin masa mbrojtëse përpara protestave të të rinjve, të planifikuara për të shtunën. Pronarët e bizneseve po mbulojnë vitrinat dhe hyrjet e dyqaneve me panele druri, me qëllim parandalimin e dëmeve të mundshme gjatë protestave. Kurfürstendamm është një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit gjerman, e njohur për dyqanet e markave ndërkombëtare, butikët luksozë dhe aktivitetin e lartë tregtar.

Me këngë dhe valle është pritur dalja nga spitali e pacientes së fundit të trajtuar për Ebola në një qendër shëndetësore në Mongbwalu, në Republikën Demokratike të Kongos. Personeli mjekësor dhe banorët vendas festuan këtë moment të rëndësishëm, ndërsa organizata Mjekët pa Kufij (MSF) njoftoi se për herë të parë që nga muaji maj, në këtë qendër nuk ka më pacientë me Ebola. Megjithatë, epidemia vijon të mbetet shqetësuese. Sipas autoriteteve shëndetësore, janë regjistruar mbi 10 mijë raste të konfirmuara në Afrikë, shumica në Kongo.

Dyqanet e markave luksoze në rrugën e njohur Kurfürstendamm, një nga zonat kryesore tregtare të Berlinit, kanë nisur të marrin masa mbrojtëse përpara protestave të të rinjve, të planifikuara për të shtunën. Pronarët e bizneseve po mbulojnë vitrinat dhe hyrjet e dyqaneve me panele druri, me qëllim parandalimin e dëmeve të mundshme gjatë protestave. Kurfürstendamm është një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit gjerman, e njohur për dyqanet e markave ndërkombëtare, butikët luksozë dhe aktivitetin e lartë tregtar.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme