Kronika 19 January 2025, 13:22 Nga VNA

Trafikon njerëz me kamion drejt Britanisë, media britanike: Ja kush është shqiptari që publikon foto duke luajtur golf në Londër

Ndaje në Whatsapp
Trafikon njerëz me kamion drejt Britanisë, media britanike: Ja kush

Një shqiptar në Angli, trafikant njerëzish me kamion, publikon online foto duke luajtur gol, pasi ia ka dalë me sukses prej shtatë vitesh të bllokojë ekstradimin drejt Belgjikës.

Gazeta “The Sun on Sunday”, thotë se Kujdesi Dauti është dënuar në mungesë me 7 vite burg ne Belgjikë.

Ai për qëllime ekstradimi është arrestuar në Londër vitin 2018 pas një urdhër arresti lëshuar nga Belgjika.

Megjithëse kanë kaluar shtatë vite nga miratimi ekstradimit drejt Belgjikës, ai ka mundur me sukses për një procesi apelimi ta bllokojë atë.

Gjatë kohës kur gjykata ekstradimeve e la të lirë me kusht, Kujdesi Dauti banues në Elm Park në Lindje të Londër është përfshirë në një tjetër krim.

Sipas kësaj gazete britanike, Kujdesi Dauti në vitin 2023 pranoi akuzat për grabitje makine dhe është në pritje të marrjes së dënimit.

Për t’u ekstraduar drejt Belgjikës, bashkë me Kujdesi Dutin, në Angli janë arrestuar edhe dy shqiptarë të tjerë, Alket Dauti dhe Sabah Zeka. Alket Dauti i lindur në fshatin Golaj të Kukësit, sipas prokurorëve belg ishte koka e një rrjeti kriminal në trafikun e shqiptarëve me kamion drejt Anglisë.

Alket Dauti vuan në burgjet belge një dënim prej 12 vitesh pasi u ekstradua në Belgjikë në 2019-tën.

Sabah Zeka një tjetër ushtar i Alket Dautit u arrestua në Londër në 2018 dhe ende nuk është ekstraduar për të vuajtur 7 vite burg në Belgjikë. Për një shqiptar të fshehur në rimokion e kamionit ata merrnin 8.000 stërlina ndërsa në kabinën e shoferit 13.000 stërlina.

Gazetarët e The Sun kontaktuan me Kujdesi Dautin, i cili u kërkojë të mos publikojnë asgjë për të.

Por kur gazetarët i thanë se kjo është në interes të publikut Kujdesi Dauti u tha: “E kujt i plas për publikun”.

Ndërsa nga prokuroria Belge për këtë rast The Sun iu tha se “kjo është një çmenduri. Ai ka shtatë vite që ka marrë dënimin dhe vijon mos të jetë pas hekurave. Ai është duke luajtur me sistemin britanik të drejtësisë“.

Video

Fabrika e kafes në Pogradec është përfshirë nga flakët mbrëmjen e së premtes. Kjo është hera e dytë brenda një periudhe të shkurtër që ky objekt përballet me një vatër zjarri. Menjëherë në vendngjarje kanë ndërhyrë forcat zjarrfikëse për të vënë situatën nën kontroll. Nga përfshirja e flakëve fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar apo viktima. Megjithatë, një pjesë e konsiderueshme e objektit ka pësuar dëme të shumta materiale. Policia ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e plota të kësaj ngjarjeje.

Dyqanet e markave luksoze në rrugën e njohur Kurfürstendamm, një nga zonat kryesore tregtare të Berlinit, kanë nisur të marrin masa mbrojtëse përpara protestave të të rinjve, të planifikuara për të shtunën. Pronarët e bizneseve po mbulojnë vitrinat dhe hyrjet e dyqaneve me panele druri, me qëllim parandalimin e dëmeve të mundshme gjatë protestave. Kurfürstendamm është një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit gjerman, e njohur për dyqanet e markave ndërkombëtare, butikët luksozë dhe aktivitetin e lartë tregtar.

Me këngë dhe valle është pritur dalja nga spitali e pacientes së fundit të trajtuar për Ebola në një qendër shëndetësore në Mongbwalu, në Republikën Demokratike të Kongos. Personeli mjekësor dhe banorët vendas festuan këtë moment të rëndësishëm, ndërsa organizata Mjekët pa Kufij (MSF) njoftoi se për herë të parë që nga muaji maj, në këtë qendër nuk ka më pacientë me Ebola. Megjithatë, epidemia vijon të mbetet shqetësuese. Sipas autoriteteve shëndetësore, janë regjistruar mbi 10 mijë raste të konfirmuara në Afrikë, shumica në Kongo.

Dyqanet e markave luksoze në rrugën e njohur Kurfürstendamm, një nga zonat kryesore tregtare të Berlinit, kanë nisur të marrin masa mbrojtëse përpara protestave të të rinjve, të planifikuara për të shtunën. Pronarët e bizneseve po mbulojnë vitrinat dhe hyrjet e dyqaneve me panele druri, me qëllim parandalimin e dëmeve të mundshme gjatë protestave. Kurfürstendamm është një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit gjerman, e njohur për dyqanet e markave ndërkombëtare, butikët luksozë dhe aktivitetin e lartë tregtar.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme